Blog
Jola Ymeri
Jo shumë minuta larg qendrës së kryeqytetit, jeton Dëshira me fëmijet e saj.
Në kontrast me emrin të cilin gëzon, jeta po kujdeset gjithnjë e më tepër t’ja vështirësojë dëshirën për të pasur shpresë për një të nesërme & për të jetuar. E ardhur nga një zonë me vështirësi të mëdha socio-ekonomike, e dhunuar sistematikisht nga i shoqi, me probleme shëndetësore, e papunësuar dhe me 3 fëmijë për të rritur ndodhet në udhëkryq përballë një qyteti si Tirana.
Samueli më i vogli prej tyre, vetëm 6 vjeç, shumë inteligjent, me sy të kaltër si qielli dhe plot shprese, me me një bluze te hollë dhe këmbë gjithmonë të zbathura.
E pyes :- “Pse nuk vishet?
Më përgjigjet :- ” Mami as këtë herë nuk mundi të më blente diçka për të veshur”
Traumat e dhunës së ushtruar në familje duken qartazi në përgjigjet që më jep.
“Kur të rritem dua të bëhem gjyqtar që të mos lejoj asnjë mashkull të dhunojë femrat, të mos e shoh më mamin dhe motren të qajnë si edhe të vendos drejtësi për të gjithë”
E kam të pamundur të vazhdoj më tutje dialogun me të. Si mund t’ja shkatërroj ëndrrat Samuelit të vogël ?
Si t’i them që drejtësinë e kanë zaptuar kriminelet ?
Si t’i them që drejtësia nuk po e mbron dot as nënën tënde të dhunuar as gratë e tjera që ndodhen në të njëjtën situatë?
Si t’i them që nuk mund të kemi drejtësi për sa kohë që sistemi është i korruptuar?
Si t’i them që nuk mund të kemi drejtësi për sa kohë që kemi një hendek kaq të madh në shoqerinë tonë?
Si t’i them që nuk mund të kemi drejtesi për sa kohë që fëmijet e gjyqtarëvë , prokurorëve bëjnë pushimë luksi dhe shëtisin me makinat më të shtrenjta , ndërsa ti nuk ke një vakt të tretë të siguruar në tavolinë?
Si t’i them që nuk mund të kemi drejtësi për sa kohë që dënohet nje i moshuar që shet domate në cep të rrugës , ndërsa krimineli i vërtetë kapardiset rrugëve të Tiranës?
Si t’i them që nuk mund të kemi drejtësi për sa kohë që krimineli, hajduti, vrasësi, trafikanti shtrohet në dreka e darka me përfasqësuesit e drejtësisë?
Si t’i them që nuk mund të kemi drejtësi kur ata që supozohet ta ushtrojnë drejtësinë janë të përlyer vetë deri në fyt ?
JO, nuk mund t’ja them këto, nuk mund tja vras ëndrrat dhe shpresat.
Fundja vetëm ato I kanë mbetur.
I them që PO, kur të rritet të bëhet gjyqtar, të bëhet një individ më i mirë për shoqrinë, që drejtësia do të funksionojë dhe se Shqipëria do behet një vend më i mirë.


