Blog

Denis Gjini Vlerësimi është gjithçka që na ka munguar nga politika per shume dekada. Vlerësimi fillon qe nga sherbimi i sporteleve te institucioneve publike qe me shume ngjajne si biruca bunkeresh se si sherbim ndaj qytetareve.Apo i telave te korentit qe qendrojne ne forme kercenimi siper kokave tona.Për shembull ne lagjen time ka nje shtylle qe nuk ka inxhinier ta shkaterroje,jo me te gjeje linjen e nje objekti te caktuar.Jeta e femijeve tane e varur ne nje fije bakri kineze e vene aty para 50 viteve nga PPSH. Zhvlersim kur degjoj se ministri i shendetesise femijet e tij i kuron ne spitale private dhe jo publike ku supozohet te kurohen bashke me femijet tane,apo ministri i arsimit qe shkollon femijen jashte vendit.Zhvlerësim kur degjoj qe me taksat qe paguaj une ky vend vetem sa varferohet e pastaj koncensionohet. Nuk arrij te konceptoj se perse duhet me patjeter te koncensionohet nje objekt apo nje sherbim te cilin e kemi vetendertuar dhe duhet vetem te marrim frutet??? Ndihem i zhvlersuar cdo mengjes kur shikoj qe ne fletoren zyrtare dalin VKM te reja si kerpurdhat.Me mire ti shperndaje KM keta VKM nga shtepia e tij kur ti kujtohet ndonje gje brilante se sa te mbledhe ministrat e tij.Te pakten do kursenim karburant se tjeter nuk vendosin ministrat tane.Keshtu ndodh kur pranon servilizmin ne kembim te pushtetit.E keshtu na ndodh te gjith neve kur shesim voten per para apo perfitime,qe nuk do i merrni kurre.Duhet te kuptoni se po shisni te ardhmen e femijeve tuaj dikujte, do e keqperdore ashtu sic beri me te tuajen.Edhe sikur ajo vote do na bente te pasur nuk do na sherbente pasuria pa demokracine. As Enveri e as Hitleri nuk i fali te pasurit por u mori gjithcka.Eshte vertete te menduarit mendje ngushte kur kandidati paguan para per te na ndihmuar apo shlyer sherbimin .Jemi thjeshte nje investim,asgje me teper.Prandaj duhet te ndihemi te zhvlersuar nese jemi paguar per te votuar.Shume veta thone qe skemi nga tja mbajme se njesoj eshte. Edhe po te ishte ashtu atehere cmimin duhet ta vendosni ju sepse ju e keni mallin.Dhe nese doni te percaktoni cmimin para se te vendosni shikoni ne sy femijet tuaj se po ne ate gjendje do jene edhe pas 4 vitesh vetem se me 4 vite me pak. E sa kushton kjo per nje prind??? Per mua ska pasuri ne bote qe do nderroja me mundesine per ti dhene nje jete me te mire tim biri. Sepse pasuria me e madh eshte femija im.Dhe ndihem i zhvlersuar nga policia e shtetit( me emrin e merituar se e popullit nuk eshte),se per te bere nje denoncim nga me te thjeshtin duhet njohje, kohe,para e shume nerva dhe qe ne 70% te rasteve nuk sherben asgje. Ndersa per te marr nje gjobe 40.000 lekeshe mjafton mos te kesh me vete kutine e ndihmes se shpejte,bombulen e shuarjes se zjarrit,jelekun fosforeshent dhe te kesh kusheri te pakten nje shef qarkullimi.