Blog

"Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shtypit, e radios dhe televizionit është e garantuar"

Ky nen vendoset menjëherë pas së drejtës së jetës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe na bën të kuptojë rëndësinë themelore që ka kjo e drejtë në hierarkinë e të drejtave. Ajo është thelbësore për një shoqëri demokratike, është kusht për progresin e saj, për zhvillimin e qënieve njerëzore, ruajtjen e paqes dhe drejtësisë. Nuk ka liri, nuk ka demokraci pa lirinë e shprehjes.

"Liria e shprehjes"

 

Por megjithëse një e drejtë e pandashme, e patjetërsueshme dhe e padhunueshme, e drejta e shprehjes nuk është një e drejtë absolute.

 

Në Konventën Europiane për të Drejtave të Njeriut përcaktohet se ushtrimi i lirisë së shprehjes, duke qënë se është i kushtëzuar nga detyrime dhe përgjegjësi, mund t'iu nënshtrohet formaliteteve, kushteve dhe kufizimeve ose sankisoneve të parashikuara nga ligji, të cilat në një shoqëri demokratike janë të nevojshme për sigurimin kombëtar, integritetin territorial ose sigurinë publike, pë mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për te ndaluar përhapjen e informatave konfidenciale, për te garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.

 

Ndërhyrjet e mundshme për kufizimin e kësaj të drejte nuk janë të përcaktuara qartë, por përbëjnë një listë mjaft të gjerë e kjo lë vend për shkelje të kësaj të drejte, vecanërisht në një vend si Shqipëria ku të drejtat mbeten vec në letër.

 

Të ngesh zërin në vendin tonë, do të thotë që po shkon me këmbë e tua drejt greminës, drejt papunësisë e varfërisë. Para se të flasësh për padrejtësitë duhet të sigurohesh që nuk ke një punë nga e cila të të pushojnë, që nuk ke një biznes të cilin mund ta mbyllin e që "miqtë" nuk do të të kthejnë kurrizin dhe të të mohojnë.

 

Media jonë kontrollohet nga politika, e vuajtjet e popullit shiten si progres, një hap më afër nënës Europë ndërsa veprat imorale e të padenja të politikanëve tanë e miqve të tyre shiten si vepra altruiste, në të mirë të shoqërisë dhe zhvllimit të saj.

 

Shtypi duhet të jetë i lirë të botojë lajme, cilido qoftë burimi, pa censurë urdhër apo kufizim pararak. Në një shoqëri të lirë demokratike nuk mund të ketë vend për kufizime të këtij lloji dhe vecanërisht jo nëse këto mbështeten në "fshehjen nga ana e qeverisë të informacioneve që e vënë atë në pozitë të vështirë".

 

Pavarësisht nga çështja gjithnjë e diskutueshme se deri në ç'masë media është e pavarur, se ç'lloj pavarsie ruan ajo në raport me organet shtetërore apo partitë politike, pesha e saj në ecurinë dhe fenomenet e sotme të jetës është jashtzakonisht e madhe. Pika kryesore e qytetërimit të një populli është liria a shtpyit dhe e fjalës.Liria e fjalës, mbrojtja e shoqërisë civile nga ata që duan të përdorin liritë për të shpërndarë urrejtje dhe intolerancë dhe e drejta për të marrë informacion, janë të gjitha të drejta demokratike të rëndësishme. Dhe prandaj ne jemi Libra, për të ngritur zërin, për të treguar se ku janë padrejtësitë dhe për t;i rregulluar ato. Për t'u bërë zëri i qindra e mijra shqipëtarëve, për të ndricuar rrugën e duhur ku do të ecin akoma më shumë të tjerë.

 

Ngrije zërin, bëhu Libra.