Blog

Dëshira për të qënë pjesë e një rrugëtimi politik, ka qënë një ndër ëndrrat që më ka shoqëruar qysh nga adoleshenca.

Kam qënë e vëmëndshme ndaj të gjitha rotacioneve politike dhe menyrës së tyre të qeverisjes.

E fokusuar mbi cdo debat poltik të vazhdueshëm mediatik, jam përpjekur të krijoj, individualisht, linjën time për të ndjekur një force politke Dhe përfaqësuesit e saj, specifikisht majtas.

Por ndoshta dëshira nuk ka qënë e mjaftueshme për të qënë pjesë e një force politike.

Të qënurit pjesë, sot në Shqipëri, has shpesh me një mungësë lirie në veprim dhe ne shprehi. Ti nuk mundesh dot të depertosh për të dhënë kontribut nese minimalisht nuk ke miq dhe pasuri për të ofruar. Nuk mundesh dot me meritokraci të jesh pjesë dhe te investosh në nje projekt në shërbim të interesit publik, në vënd të atij personal. 

Sigrurisht përballja në realitet me këto gjëra, bën që dëshira jote të venitet pak nga pak, nga zhgenjimi që pëson kur futesh rishtazi në dyert e brëndëshme të selive, e cila ndryshon shumë nga fasada.

Përpara se Libra të merrte forme politike, në vijim të gjihë problematikave të evidentuara nga Z. Blushi cdo të enjte në parlament, dhe jo vetëm, u rikthye dhe dëshira ime për të qënë pjesë e një force të re, e cila në parim jepte goxha shpresë.

Shpreha dëshirën time për kontribut, dhe e gjeta veten brënda një ekipi të rinjsh, individësh me një eksperiencë të gjatë profesionale, dhe mbi të gjitha të gatshëm për ndryshim.

Një ekip pa interesa ekonomike, pa interesa individuale protagonizmi, por mbi të gjitha me një demokraci dhe liri në veprim dhe në shprehi.

Nuk pata frikë të them atë qe mendoj, dhe as të shpreh pikpamjet e mija të mëparshme politike.

Nuk arrij ta mendoj që një gjë e tille mund të ndodh në subjektet e tjera partiake, ndoshta jane dhe fillimet e nje nisme, por bazat janë hedhur mbi demokraci dhe barazi.

Libra shtohet dita ditës, me antarë të rinj por dhe me individ që duan të kontribuojne në përhapjen e saj. Libra pqrfaqëson ata që nuk kanë përfaqësi, ose refuzojnë për ta patur prej atyre që janë ulur kembëkryq me krimin, me drogën, dhe me shkelësit e ligjit.

Në gjithë njërezit që mua më është dashur të takoj në Tiranë, ne punë e sipër për Libran, vërej një paralizim shprese tek partitë politike. Jua kam thënë atyre, po jua them dhe ju që lexoni këtë shkrim:

Te humbur dhe në qorsokak kemi qënë deri tani dhe vazhdojmë të jemi, por jepeni vetes mundësinë, ashtu si une, tek kjo alternativë e re, për të pasur nje shpresë për më tej. Nuk do doja që ju të përqafoni Libran menjëhere, por ju ftoj të jeni pjesë e takimeve tona, të dëgjoni ca është Libra, të kuptoni idetë e saj, dhe në fund vendimi do të jetë I juaji, për të qënë ose jo pjesë e saj.

Libra është krijuar nga njërëz të zakonshëm, por të bashkuar në një kauzë të madhe, që ka vetëm një emërues të përbashkët: Shqipërinë.