Gjergj Vukzaj
Më në fund kemi një dritare ku ne mund të shfaqim idetë dhe mendimet tona dhe ato mund të dëgjohen,dhe ajo është dritarja e madhe e Libras.
Sot vendosa të them pak fjalë por me zemër se përse jam Libra.
Jam LIBRA sepse kërkoj shumë ndryshime në këtë vend, kërkoj ndryshim në arsim sepse nuk dua që sërish e sërish të rinj dhe të reja të vuajnë si çdo vit sikur ne të gjithë vuajtëm këtë vit akademik për të fituar një degë në Universitet dhe kjo, jo sepse e merituam por sepse interesat personale fituan mbi interesat e studentëve shqiptarë.
Jam LIBRA sepse kërkoj ndryshim në shëndetësi, sepse nuk dua që sërish në këtë vend të vdesin nëna dhe foshnja të sapolindura, për arsye të mjekëve të papërgjegjshëm, dhe në shumë raste të padiplomuar, që vendosen në punë nga ryshfetet dhe sigurisht duke mos harruar votën në ditën e votimit.
Jam LIBRA sepse kërkoj ndryshim në infrastrukturë sepse nuk dua që sërish njerëz të vdesin aksidentalisht në gropat ose"investimet" e papërfunduara të shtetit.
Jam LIBRA sepse kërkoj ndryshimin në rend, sepse nuk dua që në këtë vend të lulëzojë droga, nuk dua që Shqipëria të konceptohet si kryeqyteti i drogës në Europë, nuk dua qe të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi të infektohen nga droga.
Jam LIBRA sepse kërkoj ndryshimin në drejtësi, sepse nuk dua fëmijë që vdesin në punë të rëndomta pa asnjë siguri dhe në fund përgjegjësit të lihen të lirë.
A thua ska ndodhur asgjë!
E pra! Unë kam shumë dëshirë që shumë gjëra të ndryshojnë në këtë vend, edhe sigurisht është e pamundur që unë t’i përmend të gjitha këtu, por unë përmenda vetëm disa që kanë shkaktuar dhimbje në shumë familje shqiptare.
Unë ndryshimin në fillim e kërkoj tek vetja ime pastaj tek familja ime dhe në fund tek miqtë dhe njerëzit që më rrethojnë sepse mendoj ka ardhur koha që të besojmë në një alternativë të re të pastër dhe me objektiv, që të ndryshojë këtë vend.
Prandaj bëhu dhe ti LIBRA për veten tënde, per familjen tënde dhe sigurisht për vendin dhe Atdheun tonë të përbashkët Shqipërinë.


