Medina Fusha
T’i kthejmë shqipes dritën që në gjumë i’a vranë
Letër gënjeshtrës
Më jepni një letër të bardhë,
s'e unë di të shkruaj drejt,
s'më duhen vijat ,
merri,
t'i fal,
me ty përshtaten më lehtë.
E nëse kot të rëndojnë,
bën mirë kur i fal një nevojtari,
dhe kur xhepat përplot më nuk zënë,
për ty në mushkëri nuk gjen vend as ajri.
At'herë ,mbërthei në një sunduk,
të pleqërojnë,
të vjetër,
të ngathët,
pa bukë.
Unë lodhem i drejtë,
por nuk vuaj,
e di nëse vdes jam i qetë...
E ti përpëlitesh me mund të huaj,
ti dridhesh,
kur shkruan mbi fletë.
Ne të dy ngjajmë pak,
në gjak kemi hajdutëri,
unë ndryshe nga ti fal pak,
ti vjedhës i natës në arrati.
Kur ngjyrën i vodha diellit,
lulet heshtën dhe pse më panë,
t'a ngrohi shqipen,
t'ia largoj terrin,
t'ia kthej shpresën që në gjumë i'a vranë.
Ndërsa unë shkruaj,
ti po venitesh,
më kush s'të do,
s'ke pse habitesh.
Se ato që të vërtetën lanë,
një ditë u zë frymën buka që hanë.
Dhe gënjeshtra më e gjatë që lind në agim,
fundin e ka në perëndim.
Ty ndofta ta paskan prerë dëgjimin,
dijetarët me gojë kur e thanë,
se të drejtës edhe po ia prenë krahët,
dielli i’a kujton gjithmonë fluturimin.
Nga Medina Fusha
Shënim: Titulli i poezisë së Medinës është “Letër gënjeshtrës, por ne zgjodhëm një fragment pikant të poezisë për ta prezantuar atë”.


