Jolanda Ymeri
Carassius Auratus ose siç njihet ndryshe “Peshku I Kuq” ka një kujtesë selektive, që do të thotë se ka vetëdije për atë që ka ndodhur më përpara, por nuk dijnë saktësisht se çfarë.
Të tillë më ngjajnë edhe disa pseudo-gazetare të cilët marrin guximin që të sulmojnë ,apo bëjnë përpjekje të dështuara për të hedhur baltë mbi figurën e një projekti politik i cili nuk është vetëm I një individi, por I të gjithë shqiptarëve të lirë, barabartë që shpresojnë dhe besojnë se Shqipëria mund dhe duhet të behet një vend më I mirë. Nuk më çudit më fakti se si pikerisht ata që drejtojnë gishtin të paret të gjykojnë dhe të sulmojnë janë më të përlyerit me mungesën e transparences, korrupsionin dhe shesin veten për një karrige apo post pune. Ndërkohë që asnjë nuk reagon per situaten reale te krijuar në vendin tone, krimin, dhunën , vrasjet, problemet sociale, korrupsionin, ekonomine, konçesionet, papunesine, varferine etj etj.
Shumë konsideratë dhe respekt për profesionin dhe figurën e gazetarit për sa kohë që eshte I pavarur, I lirë, shkruan dhe flet me argumenta , shifra, fakte dhe jo ti tranformojë, shtremberoje apo te shpife. Vajza & djem që mbarojnë vite të tëra studimesh për gazetari por nuk janë të zotët të shprehin të pavarur mendimin e tyre, janë marioneta ne duart e “disa drejtuesve” qe kanë zënë myk dhe janë berë njësh me të keqen.
Media si pushtet I 4rt duhet të jetë e lirë e pavarur dhe si e tillë të mos drejtohet nga të ashtequajtur gazetarë të cilet ndryshojnë ngjyrat si kameleon duke ju servilosur secilës parti që është në pushtet. Sado te përpiqem tju kuptoj nuk e gjej dot burimin e te gjithë ketij mllefi & inati dhe realisht me vjen keq pasi të tillë janë edukuar nga sistemi , ku për të siguruar dhe ruajtur një vend pune duhet ti servilosesh shefit, të biesh ndesh me parimet & vlerat e tua, të thuash tjetër gje pavarsisht se as vete se beson. Ka ardhur momenti që njerzit llustraxhinj, të frustruar,negative dhe të tkurrur në mendime të heqin dore dhe të largohen.
Gjykata e shkallës së Parë me dt 25/11/2016 me nr vendimi 9572 aprovoi regjistrimin e “Lista e Barabarte” me akronim LIBRA. Si I vetmi projekt politik deri më tani I cili voton online edhe buxhetin, është transparent edhe për financimet, mënyrën e organizimit, drejtimit, mbledhjet livestream dhe kurdohere e gatshme të jetë tranparente dhe e hapur edhe për ata skeptikët, kuriozët, apo ata që kanë frikë të pranojnë risite dhe ti shohin gjerat me sy pozitiv & shpirt optimist.
LIBRA nuk është pronë private, nuk është e Blushit, Hafizit, e imja , e jotja.
LIBRA është e 5000 anëtarëve të deritanishëm, është e emigrantëve, të rinjëve energjik, studenteve, që zgjedhin të bëjne revolucion dhe të mos e ulin kokën përballë padrejtesive dhe të ndoten me sistemin e së keqes, është e mjekve të cilet nuk duan të behën kasape, është e juristëve që nuk duan të mbrojnë krimin, ekonomisteve qe refuzojnë te degjojnë broçkulla dhe shpifje per rritjen ekonomike,e banoreve ne zonat rurale te cilet nuk duan te degjojnë për FMN apo Bankën Boterore por se si të ushqejne femijet, madje edhe e gazetarëve qe janë profesionistë dhe jo të shitur etj etj
LIBRA është të gjithë atyre që e ndiejnë se mund të jenë LIBRA në cdo skaj të Shqipërisë.


