Blog

Vathi Sina

E nisa kështu këtë shkrim sepse ky është realiteti që po jetojmë dhe po e hasim çdo ditë e më shumë.Po ç'është një i varfër mes të pasurve?

Një i varfër mes të pasurve është njësoj si i mbyturi në mes të detit. Je i varfër të diskriminojnë të flakin tutje. Je i pasur të shoqërojnë të gjithë sepse ke para.Ke ëndërra në jetë por i lë në sirtar ëndërr se je i varfër. I pasuri fshihet pas kollares dhe kostumit ndërsa i varfëri krenohet me rrobat e thjeshta.Mua më vjen keq që varfëria është bërë plaga më e madhe e shoqërisë tonë shqiptare. Sa do të vazhdojmë kështu? Sa kohë do vazhdojmë ti vrasim të varfërit shpirtërisht? Sa kohë do vazhdojmë ti lumturojmë të pasurit duke i mbushur xhepat? Pse po e shkatërrojmë shoqërinë tonë shqiptare duke e varrosur para kohe?