Blog

“ Politika , jeta & biznesi nuk janë sporte për të qënë spektator , por duhet të përfshihesh në mënyrë që të bësh ndryshimin  & ecësh përpara”- Ron Brown 

E nisa prezantimin tim me shprehjen e sipërcituar , për të treguar arsyen kryesore pse unë zgjodha të jem një “Libra”. Rinia shqiptare është në krizë përfaqësimi në proçese vendimarrëse, kuvend, qeveri, bashki, apo këshill bashkiak. Qeveria aktuale nga 61 deputete ka vetëm 4 të rinj, dhe nga 21 ministra vetëm 3 prej tyre rezultojnë të grupmoshes deri ne 35 vjeç. Jo vetëm unë, por edhe shumë të tjere si mua ndihen të zhgënjyer, të lodhur, të papërfaqësuar nga forcat politike që ndrrohen herë pas here dhe favorizojnë  interesat vetjake të një grupi  individësh.  Zgjodha të jem pjesë e Libra-s sepse shoh shpresë, besoj në një projekt në të cilin të gjithë janë të barabartë, të lirë. Besoj tek  një platformë që do sjelle risi, transparence dhe veprime konkrete në të mirë të shoqërisë shqipëtare. 

Shpresoj dhe dua të besoj fort se alternativa që vendi ynë priste prej shumë kohësh ka vetëm një emer “LIBRA” e cila vendos Shqipërinë mbi Partinë. 

Jam një Libra sepse përfaqëson edhe atë që jeton në përiferi, në bllok, në jug apo në veri, profesionistin , studentin, edhe I papuni edhe I vetëpunësuari, edhe I riu edhe mosha e mesme edhe I vjetri, edhe femrat edhe meshkujt, edhe njerzit  me ngjyrë edhe të bardhët , edhe myslimanin, katolikun, ateistin, arkitektin, teknikun, artistin, sportistin, emigrantin etj etj.. Libra është e të gjithë atyre që sjellin risi, ide, inovacion, entuziazëm, energji,optimizëm, që jetojnë me vlera, parime ,dinjitet, drejtësi. 

Zgjodha të jëm një Libra sepse ajo asnjëherë nuk mund të jetë një parti luksi e cila ju ofron të rinjëve pushime në Jalë,provime apo poste pune në këmbim të votave, nuk mund të jetë përfaqësuese e krimineleve, e të korruptuarve, njerëzve hipokritë dhe të shtirur që shohin interesat vetjakë, nuk mund të jetë monarki absolute, servile, mashtruese apo pjelle e djallëzise. 

Libra është e të gjithë atyre që mendojnë se ky vend mund & duhet të bëhet ! 

Një proverb kineze thotë që “ Një udhetim prej mijëra miljesh fillon me hapin e parë” - Ne hapin e parë e kemi hedhur tashmë , ndaj le ta vazhdojmë të gjithë sebashku këtë udhëtim të vështirë , por vendimtar për Shqipërine.  

-J.Ymeri