Pёrparim Zgura ёshtё njё banues i komunёs Frakull nё Fier. I biri, 15 vjec, ka shumё vite me diabet. Atij i duhen 4-5 fisha pёr matjen e diabetit nё ditё, ose, 75.000 lek nё muaj vetёm fisha.
Pёrparimi ёshtё i varfёr, jeton me cfarё mbjell, edhe lopa e vetme qё kishte I ka ngordhur.Nё shtёpinё e tij nuk ka as ujё tё pijshёm ka kaq kohё.
Shoqata e Diabetit, pas shumё viteve luftё me qeveritё e radhёs, nё vitin 2015 arriti tё sigurojё njё fond prej 27 milion lek pёr rimbursimin e fishave pёr matjen e diabetit, tё paktёn pёr fёmijёt. Kuptohet, ёshtё e kotё tё themi qё nё botё, ato rimbursohen pёr fёmijё e tё rritur!
C’bёhet me kёtё fond?
Asgjё!
Sepse pёr arsye thjesht burokratike, Ministria e Shёndetsisё duhet tё ndryshojё emrin e Listёs sё Rimbursueshme te Barnave, nё Listё tё Barnave dhe Paisjeve Mjeksore….dhe pёr kёtё, nuk i kanё mjaftuar dy vjet!
Ndёrkaq,Pёrparimi merr fishat me listё nё farmaci!
Pёr kё mendon se mund ta kemi sajuar, bashkangjitur, telefonata e z.Pёrparim.