VORA NE PRAG TE GERDECIT TE DYTE - nga Merita Shimaj

Po shkruaj pak për Vorën, këtu afër Tiranes. Vora, në përbërje të saj ka njësitë administrative Bërxullë, Prezë,  dhe vetë qytetin e Vorës si dhe fshatrat Gjokaj,  Mucaj,  Sharkë, Marqinet, Gërdec,  Marikaj, dhe  Kuç. Me një sipërfaqe gati sa qyteti i Tiranës 41.9 km2  dhe një popullsi qe vitet e fundit ka pësuar një rritje relativisht te madhe, duke iu referuar 2013, shënon rreth 35787 banore.  

Vora shtrihet në rajonin perëndimor të Shqipërisë, në fushën midis Lezhës, Durrësit, dhe Tiranës. Ka një pozitë gjeografike tejet të favorshme pasi ndodhet në mes të rrugës Tiranë – Durrës, rreth 16 km larg Tiranës, 18 km larg Durrësit dhe 9 km larg nga Aeroporti i Rinasit, gjithashtu përshkohet edhe linja hekurudhore Tiranë - Vorë - Durrës dhe Vorë - Laç - Shkodër. Për Vorën mund te them qe është nyja kryesore e cila i jep jete tregjeve dhe transportit jo vetëm ne Shqipëri por edhe ne rajon.

Duke qenë afër detit, aty ndihet ndikimi zbutës i tij. Vora si mjedis jetësor është si te thuash e begate për banoret, te cilën e kane dhurate nga natyra.  Njerëzit punëtore kane kultivuar dhe vazhdojnë traditën me ullirin, vreshtat, agrumet, frutat e tavolinës si dhe perimet qe mbushin tregun e Tiranës, Durrësit dhe rrethinave ne çdo stine.

 

Këto kondita e kane kthyer Vorën 10 vitet e fundit ne një pike nevralgjike, presa i përket zhvillimeve ekonomike dhe industriale. 

Deri ne ketë pike jemi te gjithë koshinetë dhe e pranojmë me entuziazëm te dëgjojmë dhe te shohim se si një zone transformohet dhe zhvillohet vrullshëm. Nëse do te shohim pak me larg pa kaluar ne historinë e para pak viteve ku ne po ketë zone ishte instaluar fabrika e vdekjes. 

Fabrika e demontimit te municioneve ne Gërdec. Jashtë çdo standarti, ne kundërshtim me çdo kushti sigurimi teknik, larg nga çdo ligji te një shteti me te vobekte ne bote. Shfrytëzim skllavërie, barbarizëm. Shfrytëzim i tejskajshëm i fëmijëve dhe banoreve te Gërdecit. 

Ky kazan baruti shpërtheu! Shpërtheu ne datën 15 mars te vitit 2008 dhe shpërndahu ne gjithë dynjanë eshtrat e atyre njerëzve. Ata njerëz mjeranë qe ishin punësuar tek ajo fabrike mafjoze për te ushqyer familjen.

Qeveria e asaj kohe, çuditërisht nuk kishte asnjë dijeni mbi ketë aktivitet qe po funksiononte deri ditën e diele te datës 15 mars, 20 km larg qendrës se Tiranës. Ndaj rastësisht kur shpërtheu u mor vesh. Qeveritaret  u shokuan dhe u tronditen jashtë mase nga kjo situate dhe priten me pa durim fushatën dhe zgjedhjet për tua shpërblyer këtyre banoreve duke bere çmos qe ata njerëz ti blejnë përsëri...

Sot kur kalon nga Vora midis te tjerash nuk gjen me gjurme shpërthimesh, nuk duket te ketë me fabrika kriminale qe marrin jete njerëzish ne pak sekonda...

Kemi te bëjmë me evolucion dhe situata me te sofistikuara përfitimi...

Fushat përqark Vorës janë kthyer ne industri te rendë! 

Fabrika fantazme, nga oxhakët e te cilave dalin gazra dhe helme te pa trajtuar. Sipas direktivave evropiane mbi emetimin e gazrave ne atmosfere duhet te ekzistojnë kontrolle te rrepta mbi monitorimin e cilësisë se ajrit dhe te ujrve pranë këtyre zonave te nxehta. Ne mungese te filtrave ne daljet e oxhakëve si dhe ne mungese te trajtimit te ujrave qe dalin nga këto fabrika, impakti ne mjedis është i frikshëm. 

 

Ndikimi në shendetin e njerezve

Dyoksidi i squfurit ka ndikim të konsiderueshëm në shëndetin e njerëzve. Ai konsiderohet gazi më i rrezikshëm në atmosferë, sidomos për ata që vuajnë nga sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes. Nivelet e SO2 mbi 0,5 miligram për m3  ajer shkaktojnë azmë, ndërsa në përqëndrimet 0,75 mg.m3 janë vërejtur shtrime në spital deri dhe vdekje. Në 5-8 Dhjetor 1952 në Londër kanë vdekur 4000 veta nga smogu i krijuar nga nivelet e SO2 dhe blozës rreth 4,0 mg.m-3. Kjo e detyroj qeverinë Britanike të marri masa për pakësimin e shkarkimeve të SO2 dhe blozës. 

Efektet e dëmtimeve nga SO2 përforcohen shumë nga prania e blozës (tymrave) te ashtuquajtur ne gjuhen profesionale grimcat PM10 dhe PM2.5. (partikular metër 10 mikron dhe 2.5 mikron) dhe e anasjellta. Këto grimca nuk janë te a dukshme me sy te lire sepse diametri i tyre eshte me i vogël se 10 mkro metër. Ato janë shume te rrezikshme, hyjnë ne sistemin tone respirator dhe gjate ekspozimit për një kohe te gjate shkaktojnë acarim te rrugëve te fryme marrjes, azme, broshit dhe rasti me i keq, kancer ne mushkëri. Oxhakët e këtyre fabrikave po hedhin ne atmosferën e Tiranes dite e nate pa pushim  këto grimca dhe gazra te rrezikshme qe janë një kërcenim serioz për jetën tone dhe te fëmijëve tanë.

Identifikimi i shkaqeve të rasteve të ndikimeve të SO2 në shëndetin e njerëzve është një punë mjaft e vështirë. Kështu p.sh. është mjaft e diskutueshme në se duhen marrë parasysh nivelet mesatare të 5 minutave, një ore, 24 orëve, një jave, një muaji apo një viti, apo se ku duhet të vendosen stacionet e marrjes së mostrave. Duhet thënë se vlerat mesatare vjetore të përqendrimit të SO2 në ajër fshehin në vetvete luhatje të mëdha ndërmjet periudhave kohore të ndryshme dhe zonave të ndryshme. Luhatjet kohëshkurtra varen kryesisht nga kushtet meteorologjike. 

Grimcat e pluhurit PM10 dhe PM2.5 bloza, bashke me gazrat helmues si SO2 , NOx, CO,   tashme po lundrojnë ne ajrin e atmosferës tone. Këto formojnë një rre te hirte ne te zeze dhe janë te dukshme me sy te lire ne mengjez kur moti është i kthjellet si dhe ne mbrëmje kur bie muzgu. Kjo re e erret ka aftësi te tretet ne praninë reshjeve te shiut dhe bie mbi ne ne te gjithë ketë hapësire te kontaminuar ne formën e shiut acid.

 

PASOJAT E SHIUT ACID

Në mënyrë më të plotë pasojat e shiut acid mund të jenë:

Dëmtime të bimëve, veçanërisht të pyjeve, drejtpërdrejt nga aciditeti i lartë i rreshjeve ose nga gazet acide, dëmtime indirekte të bimëve nga Al3+ dhe metalet e tjera toksike që lirohen nga toka, acidifikimi i ujrave të liqeneve dhe lumenjëve me pasoja toksike për florën dhe faunën e tyre, ndikime negative në frymëmarrje për njerëzit dhe kafshët, dëmtime të monumenteve, ndërtesave dhe pajisjeve, korrozioni i tubacioneve të ujit të pijshëm (me pasojë rritjen e përqëndrimit të Cu dhe Pb në të).

Efektet e depozitimeve acide në një ekosistem do të varen nga: 

(1) sasia e komponimeve me karakter acid që depozitohen në të,

(2) qëndrueshmëria natyrale e tokës dhe ujit ndaj veprimit acid,

(3) qëndrueshmëria e bimëve dhe kafshëve ndaj veprimit acid.

Një pasojë tjetër e shiut acid në shëndetin e njerëzve mund të vijë nga rritja e aciditetit të ujit të pijshëm që çon në rritjen e përqendrimit të metaleve të rëndë (Pb,Cu) në të. Për të mënjanuar këtë pasojë shpesh herë uji i pijshëm trajtohet me Ca(OH)2 për të rritur pH mbi 7 dhe për të precipituar metalet e rëndë.

 

Ndikimi në tokat dhe bimësinë

Në krahasim me ujrat sipërfaqësore, toka ka kapacitet puferik më të madh ndaj shiut acid. Kjo do të thotë, se vetëm një fluks relativisht i madh i komponimeve acide në tokë mund të shkaktojë një acidifikim të dukshëm të tokës dhe të ujrave nëntokësore në kontakt me të. Ndjeshmëria e tokës ndaj pasojave të acidifikimit do të varet nga tipi i tokës dhe i shkëmbit bazë dhe kushtet e përdorimit të saj. Në fazën e parë të pasojave negative të acidifikimit ndodh ulja e pH që shoqërohet me rritjen e shkallës së ekstraktimit të kationeve bazike (K, Ca, Mg) të cilët largohen me ujrat. Në një stad të mëtejshëm, acidifikimi çon në ekstraktimin e joneve Al3+ nga mineralet e tokës. Alumini ka veprim toksik për bimët (dhe organizmat ujore). Në të njëjtën kohë, ndodh edhe çlirimi i metaleve të rëndë gjithashtu toksik. Këto procese bëhen të konsiderueshme sidomos në pH rreth 4,2.

Veç këtij mekanizmi, mund të ndodhin dëmtime të bimëve nga rreshjet acide dhe depozitimi i thatë drejtëpërdrejt në gjethet duke dëmtuar proceset e frymëmarrjes, fotosintezës dhe cipat mbrojtëse të gjetheve. 

Pyjet, vreshtat, pemetoret, bimësia e kultivuar nga banoret e Vorës  kanë ndjeshmëri më të lartë ndaj këtij impakti  mjedisor. Akoma me te kërcënuara janë perimet e kltvuara ne këto toka pasi ato janë me delikate se cikli i  tyre rritës është me i shkurtër, dhe janë me te ekzpozuara nga uji i  kontaminuar dhe zakonisht rriten në toka më të varfëra dhe janë në një ekuilibër më delikat me mjedisin rrethues. Risk te larte ka edhe ndotja e ujrave sipërfaqësore, për rrjedhoje këto ujra përbejnë një kërcenim serioz te perzjehen me ujrat e akuiferit te Tiranës nga i cili furnizohet ne pjese e mire e qytetit te Tiranës dhe rrethinave.

Kërcenim serioz për ne, përveç impaktit ne mjedis i cili është i dukshëm nga te gjithë sepse ne çdo dite e ndjejmë cilësinë e ajrit qe po na vret me shume se çdo gjë tjetër, me shume se c‘mund te imagjinohet, me shume se droga apo cigarja. Cilësia e ujit te pijshëm i cili çdo dite e me tepër akumulon ne trupin tone kripëra te pa tretshme dhe metale te rende. Tregu agro-ushqimor si dhe te gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale janë super te kërcënuara dhe te ndotura nga ky degradim qe po ndodh ne ketë vend.