Ngjarje

Pika 1 e Programit LIBRA - MINIMUMI JETIK

Sot 400 mijë shqiptarë jetojnë vetëm me 400 lekë të vjetra në ditë. Edhe po aq të tjerë jetojnë me më pak se 2000 lekë të vjetra në ditë, që nuk mjaftojnë as për t’u ushqyer me kaloritë jetike dhe as për një strehë, disa veshje e nevoja minimale sociale.

Asnjë vend normal nuk mund t’i trajtojë të varfërit si skllevër, nuk mund t’i poshtërojë për shkak të statusit social. Asnjë shtet normal nuk mund t’u shkaktojë njerëzve mjerim, për shkak të paaftësisë së vet për të mirëfunksionuar, që të gjitha shtresat shoqërore të jetojnë në ekuilibër dhe harmoni.

LIBRA do të përcaktojë minimumin jetik. Asnjë qytetar nuk do të jetojë me më pak se 16 900 lekë në muaj, pavarësisht nga gjendja, mosha, vendbanimi a mundësitë për punë. Ky akt do të nxjerrë nga mjerimi ekstrem qindra mijë shqiptarë. Do të përfitojnë të papunët, familjet në ndihmë ekonomike, shqiptarët me aftësi të kufizuara, pensionistët.

Minimumi jetik është kauza e LIBRA-s. E kemi nisur muaj më parë, do e realizojmë pa tjetër. VOTONI LIBRA me 25 Qershor ! VOTONI NUMRIN 18. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE !