MIRATOHET STATUTI DHE BERTHAMA LIBRA.
Siç ishit njoftuar prej ditësh, sot u mbajt mbledhja e Forumit Libra në Tiranë. Anëtarët e Forumit votuan ndryshimet e propozuara te Statutit si dhe zgjodhën anëtarët e Bërthamës.
Procesi i votimit vazhdon. Pas pak do behet publike lista e Bërthamës.
Duke patur parasysh situaten ne Libra pas ngjarjeve qe kane ndodhur ne periudhen paszgjedhore, si dhe problematikat emergjente qe i kane dale Libres dhe qe kercenojne funksionimin e saj normal, mbeshtetur ne nenin 8, 14/b dhe 20/3 te Organizates Politike "Lista e barabarte" (Libra) Kryetari i saj me date 10 Janar 2018 vendosi:
- Te therrase mbledhjen jashtezakonshme te Forumit per ne daten 11 Janar 2018, Ora 18:30 te Hotel "Monark", duke i parashtruar per diskutim dhe vendimarrje ceshtjet me rend dite si me poshte:
1. Rishikimin e disa dispozitave statutore sipas rezultateve te dala nga Grupi i punes i krijuar nga Berthama ne korrik 2017 ( me ndryshime )
2. Riorganizimin e strukturave te partise.
Pas raportimit te Kryetarit mbi situaten dhe problematikave te hasura dhe te paraqitura nga Grupi i punes per Statutin ekzistues dhe propozimet e ndryshimeve ne te nga antaret e mbetur te berthames ne kushtet aktuale u konstatuan dhe u admnistruan doreheqjet e 18 anetareve nga 31 te tille qe parashikon Statuti.
Ndodhur ne keto kushte, nisur dhe nga fakti se nuk mundesohet zevendesimi i ketyre anatereve sic eshte vepruar me pare per shkak se nuk ka kandidate te mjaftueshem te renditur ne listat e votuara nga Forumi ne zgjedhjet e meparshme, si dhe nuk sigurohet me as dhe barazia gjinore parashikuar nga neni 11 i Statutit, duke çuar ne nje deligjitimim te Berthames, atehere u vendos qe ne te njejten dite me votimin e ndryshimeve statutore ne kuadrin e riorganizimit te strukturave te Partise te zgjidhet edhe Berthama e re nga Forumi qe eshte organi me i larte i Partise ashtu sic parashikohet ne Statut.
Mbi kete rend dite pasi Forumi u mblodh me date 11 Janar 2018, u konstatua se mungon kuorumi i nevojshem per vendimarrjen perkatese sipas nenit 8 per kete rend dite.
Ne keto kushte ne baze te paragrafit te fundit te Nenit 8 te Statutit thirret mbledhja vijuese e Forumit perseri me date 14 Janar 2018, Ora 11:00 ne Hotel "Monark" ne Tirane per te miratuar propozimet e rendit te dites.
KQZ: Lista e Barabartë e vetmja parti kryesore me financat në përputhje me ligjin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas shqyrtimit të dokumenteve ligjore në lidhje me pasqyrimin e financave të partive politike, ka vendosur (më 12 dhjetor 2017) të gjobisë disa parti politike. Ajo që vihet re nga vendimi i KQZ-së është se në listën e partive politike të gjobitura për parregullsi ligjore në financat e tyre janë 4 nga 5 partitë e para në Shqipëri, të cilat morën numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. E vetmja nga partitë kryesore që nuk u gjobit ishte Lista e Barabartë (LIBRA).
Ky është një tregues i qartë i zotimit të LIBRA-s për të pasur transparencë të plotë, në përputhje me ligjin, për sa i përket financimeve të saj. Në filozofinë e LIBRA-s, transparenca është një nga kolonat kryesore të funksionimit të saj. Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka theksuar publikisht nevojën për transparencë në financimin e partive politike shqiptare. Vendimi i KQZ-së konfirmon më tej se LIBRA është një shembull për t’u ndjekur nga të gjitha forcat politike për sa i përket rregullsisë në përputhje me ligjin për financimet e saj
Në raportin e KQZ thuhet se Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe Partia Sfida për Shqipërinë (SFIDA) duke qenë se nuk ka depozituar raportin financiar për fushatën zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin 2017, kanë refuzuar për të bërë transparent burimet e financimit. Për këtë arsye, KQZ i ka gjobitur këto forca politike me 2 milionë lekë gjobë.
Gjithashtu KQZ bën të ditur se shqyrtimi i raporteve të auditimit, raporteve të monitorimit, dhe raportit financiar të Partisë Demokratike (PD), Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Partisë Socialiste (PS), Partisë Socialdemokrate (PSD), Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) ka mospërputhje të dhënash në lidhje me shpenzimet e kryera nga këto parti. Për këtë arsye, KQZ i ka gjobitur këto forca politike me 1 milionë lekë gjobë.
STATUTI
I ORGANIZATËS POLITIKE “LISTA E BARABARTË“
(LIBRA)
Neni 1
Parimet themelore
LIBRA është një organizatë politike e ndërtuar si bashkim shtetasish shqiptarë me bindje, ide dhe pikëpamje të përbashkëta, e strukturuar në bazë vullnetare, me synimin për të ushtruar ndikimin e vet në të mirën e zhvillimit të vendit nëpërmjet përfaqësuesve të saj në organet e zgjedhura të pushtetit.
LIBRA mbështetet në parimet e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Neni 2
Qëllimi dhe Fusha e Veprimtarisë
LIBRA ka për qëllim ushtrimin e vullnetit politik të popullit në të gjitha fushat e jetës publike dhe kryesisht nëpërmjet: ndikimit në krijimin e opinionit publik dhe të edukatës politike, nxitjes së pjesëmarrjes aktive të shtetasve në jetën politike, evidentimit dhe aftësimit të shtetasve për të marrë përsipër përgjegjësi publike dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme e vendore me kandidaturat e saj.
LIBRA ka për qëllim të kontribuojë në ndërtimin dhe forcimin e shtetit të të drejtës, demokracisë dhe në mbrojtjen e parimeve themelore të të drejtave dhe lirive të njeriut.
LIBRA ka për qëllim realizimin e programit të saj politik me mjete kushtetuese, ligjore, demokratike dhe në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Neni 3
Programi
LIBRA ka programin e saj politik, i cili është një akt që përfaqëson qëndrimet për zhvillimin e çdo sektori të jetës në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet mjeteve demokratike dhe kushtetuese.
LIBRA nuk paragjykon askënd për shkak të etnisë, racës, gjinisë, moshës, bindjes fetare, orientimit seksual, pasurisë apo statusit politik e social.
Libra mbështet dhe zbaton parimet e barazisë gjinore.
LIBRA do të inkurajojë dhe nxisë mendimin ndryshe në të gjithë veprimtarinë e saj.
Neni 4
Emri, Selia, Statusi, Vula, Stema
4.1 Emri i Organizatës është “LISTA E BARABARTE”, me akronim (brevetatis causa) LIBRA. Për efekte të përfaqësimit mund të përdoren si emri i plotë ashtu edhe akronimi.
4.2 Selia është në adresën: ?. LIBRA ka të drejtë të ketë shtrirje të saj në çdo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë.
4.3 Libra ka statusin e personit juridik. Ajo ka vulën e vet. Vula e LIBRA-s është një katror i zi mbi fushë të bardhë, mbi të cilin shkruhet Lista e Barbartë, ndërsa nga jashtë drejt brenda tij, me gërma kapitale të zeza shkruhet LIBRA.
4.4 LIBRA ka si stemë një katror të verdhë mbi fushë të bardhë, mbi të cilin shkruhet Lista e Barabartë, ndërsa nga jashtë drejt brenda tij, me gërma kapitale të zeza shkruhet LIBRA.
Neni 5
Anëtarësia
Mund të jetë anëtar i LIBRA-s çdo shtetas shqiptar mbi 16 vjeç, që pranon Statutin, Kodin e Etikës dhe Rregulloret e Brendshme. Anëtarë të LIBRA-s mund të jenë edhe shtetas të huaj me banim në Shqipëri.
Nuk mund të jetë anëtar i LIBRA-s një person që është anëtar i një partie tjetër politike.
Anëtarët e humbasin anëtarësimin:
Nëse kërkojnë të largohen me vullnetin e tyre të lirë;
Me vendim të Komisionit të Etikës, si pasojë e shkeljeve të përcaktuara në Kodin e Etikës, Statutit apo Rregulloreve të Brendshme.
Anëtari, përveç të drejtave ligjore, gëzon të drejtë:
Të ketë pjesëmarrje aktive në jetën e LIBRA-s, të zgjedhë dhe të zgjidhet lirisht në të gjitha forumet drejtuese, në nivel lokal dhe qendror, pa kufizime;
Të paraqesë kandidaturën për t’u zgjedhur në të gjitha organet e LIBRA-s;
Të paraqesë kandidaturën për zgjedhje qendrore apo lokale, sipas parashikimeve statutore dhe ligjit;
Të marrë pjesë në diskutime dhe vendimmarrje të LIBRA-s në të gjitha nivelet, përmes standardeve më të larta të demokracisë së brendshme;
Të shprehë lirisht pikëpamjet e tij;
Të njihet me të gjitha vendimet dhe qëndrimet e LIBRA-s në çdo nivel;
Anëtari, përveç sa ligji parashikon, ka detyrim:
Të kontribuojë aktivisht në organizimin dhe funksionimin e LIBRA-s;
Të paguajë tarifën vjetore të kuotizacionit
5.6 Të gjithë anëtarët kanë të drejta dhe liri të barabarta brenda LIBRA-s.
Neni 6
Natyra, lloji dhe mjetet e veprimtarisë politike
Veprimtaria politike e LIBRA-s është e hapur, demokratike, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionin në fuqi. LIBRA ushtron veprimtari politike me synimin që vetëm në mënyrë demokratike të përfaqësohet në organet e zgjedhura, duke zbatuar programin e saj.
LIBRA, në ushtrimin e veprimtarisë së saj përdor mjete demokratike dhe ligjore. LIBRA ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet edukimit politik, nxitjes së pjesëmarrjes në ushtrimin e të drejtave politike në zgjedhje, si dhe nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje.
LIBRA realizon programin dhe qëllimet e veta me këto mjete:
nëpërmjet veprimtarisë publike në popull dhe media;
nëpërmjet fushatave elektorale dhe pjesëmarrjes në zgjedhje në shkallë kombëtare dhe vendore;
nëpërmjet ushtrimit të pushtetit qendror dhe lokal, ose veprimtarisë si opozitë;
nëpërmjet përfaqësimit të saj në organizatat e nivelit ndërkombetar, ku ajo merr pjesë.
Neni 7
Organet dhe organizimi i LIBRA-s
LIBRA është e organizuar sipas ligjit.
Organet e LIBRA-s janë:
-Forumi. (Fjala “Forum”, nënkupton nje grupim te caktuar individësh/nje entitet të nje madhësie te caktuar (Ps. Forumi rinor, Forumi i grave etj). Në këtë kuptim ky term nuk rezulton te jete gjitheperfshires ndaj anetarësisë “Libra” e cila është një gamë me e gjerë se Forumi, ndaj thirret vetëm për vendimarrje të rëndësishme Statutore. Per kete jemi të mendimit se fjala“Forum” duhet zevendesuar me “Asambleja Kombëtare” ose “Këshilli/Kongresi Kombetar”).
- Koordinatori.
- Këshilli
- Bërthama
- Komisioni i Etikës
- Komisioni i Garancive
- Kryetari
Strukturave të LIBRA-s mund t’i shoqërohen organizime politike që bashkojnë të rinjtë, gratë, apo grupe të tjera shoqërore. Programi i këtyre organizimeve konvergjon në përmbajtje me Programin dhe Statutin e LIBRA-s. Statutet e tyre miratohen nga Bërthama.
SUGJERIM!
Në nenin 10/3 është parashikuar figura e “Kryetarit të Këshillit i cili është Nënkryetar i Libra-s”.
Për sa kohë kjo dispozitë (neni 10/3) përmënd këtë figurë statutore, Nënkryetar i Libra-s, atëhërë duhej që në nenin 7 të rradhitej si e tillë duke caktuar në dispozitat në vijim edhe kompetencat përkatëse që Nënkryetari Libra-s zotëron.
Neni 8
Forumi
Forumi është mbledhja e të gjithë anëtarëve të LIBRA-s.
Forumi është organi më i lartë vendim-marrës i LIBRA-s.
Forumi mblidhet të paktën një herë në vit.
Forumi thirret nga Kryetari, nga 1/3 e Bërthamës ose me kërkesë të 10 përqind të anëtarëve të LIBRA-s. Me thirrjen e Forumit përcaktohet edhe rendi i ditës.
Forumi ka të drejtë dhe merr këto vendime:
Zgjedh Kryetarin
Zgjedh Bërthamën
Miraton programin dhe të gjitha platformat politike dhe programet zgjedhore të LIBRA-s
Miraton buxhetin vjetor
Miraton Statutin dhe ndryshimet e tij.
Vendimet e Forumit merren me shumicën e thjeshtë të të gjithë anëtarëve të tij. Kuorumi i nevojshëm për mbajtjen e Forumit është shumica e anëtarëve të LIBRA-s. Në rast se ky kuorum nuk arrihet, Forumi mund të marrë vendime në një mbledhje të dytë brenda 5 ditëve në vijim, pa pasur kuorum detyrues.
Votimet në Forum drejtohen nga Komisioni i Garancive, i cili organizon votimin dhe shpall rezultatin e votimit.
Neni 9
Koordinatori
Grupi është njësia bazë organizative. Koordinatori është organizatori i Grupit.
Grupi ngrihet në nivel bashkie, përveç qytetit të Tiranës, ku Grupi ngrihet në nivel njësie administrative.
Në Grup bëjnë pjesë të gjithë anëtarët e LIBRA-s, banorë të bashkisë/njësisë.
Grupe ngrihen edhe nga anëtarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë.
Koordinatori zgjidhet drejtpërdrejt nga anëtarët e Grupit.
Koordinatori zgjidhet me votim të fshehtë dhe ka mandat 1 vjeçar. I njëjti koordinator Grupi nuk mund të ketë më shumë se tre mandate.
Koordinatori është njëri nga përfaqësuesit e Grupit në Këshill.
Përveç koordinatorit, Grupi zgjedh me votim të fshehtë edhe një përfaqësues tjetër të tij në Këshill. Ky përfaqësues ka mandat 1-vjeçar.
Brenda secilit Grup mund të ketë organizime të brendshme.
PROBLEME TEKNIKE JURIDIKE!
Ndonëse “Kordinatori” rradhitet në Statut (neni 7) si organ i Subjektit “Libra”, në nenin 9 të këtij Statuti nuk saktësohet/sqarohet se kush janë kompetencat dhe funksionet e këtij organi. Cfar roli do të ushtrojë ky organ Statutor dhe ka ose jo fuqi vendimarrëse? Kujt i përgjigjet ky organ në rast mos përmbushje te detyrave? Nëse ka një koordinator për cdo grup organizativ, atëherë si lidhen mes tyre dhe me organet e tjera Statuore, ku dhe kujt i raportojnë? Kush kontrollon dhe merr në analizë veprimtarinë e koordinatorëve dhe masat përkatëse ndaj tyre?
Në nenin 9 paraqitet një tjetër handicap juridik në pjesën që parashikohet struktura e “Grupi Organizativ/Njësia organizative bazë”, në një kohë që ky i fundit nuk përmëndet/rënditet si i tillë në listën shteruese të nenit 7.
Kjo con në përfundimin se jemi në kushtet e:
Një strukture “Grupi Organizativ” të cilës ndonëse i janë atribuar kompetenca, ajo de iure është inekzistente, në vështrim të organeve Statutore të subjektit Libra të përcaktuara në nenin 7.
Më tej, në parag. 5 të kësaj dispozite Statutore përcaktohet se (citoj): “ Koordinatori zgjidhet drejpërdrejtë nga anëtarët e Grupit” .... “Grupi përvec Koordinatorit, zgjedh me votim të fshehtë edhe një përfaqësues tjeter të tij në Këshill”.
Shtrohet pyetja?
Kush është shumica e kërkuar ne vendimarrjen e Grupit Organizativ dhe cila do të jetë kjo shumicë? Pra shumica e anëtarëve në total të këtij Grupi, e të pranishmëve në mbledhjen me rend dite votimin e tyre (koordinatorit/njërin nga përfaqësuesit e anëtarve të këshillit) apo të atyre që votojnë?
Dikush këto përgjigje mund ti gjejë tek neni 15, por që edhe kjo e fundit nuk “shëron absolutisht” këtë të metë të dispozitës.
Neni 15 ( i Statutit) shprehet se (citoj): “Vendimet në organet e Libra-s merren me shumicë votash dhe kuorumi i nevojshëm për mbajtjen e mbledhjeve është më shumë se gjysma e anëtarëve të organit Kolegjial”.
Shtrohet pyetja?
A mundet që një strukturë “Grupi Organizativ” e paparashikuar në Listën shteruese të nenit 7 (organet e Libra-s) të ketë fuqi/tagra vendimarrëse?
Nga interpretimi i ngushte literal i nenit 15 del se “Vendimet merren vetëm nga organet e Libra-s, “ por jo nga ndonjë strukture tjeter jashte parashikimeve statutore te nenit 7 .
SUGJEROHET!
Përfshirja e strukturës “Grupi Organizativ” në listën e organeve të Libra-s parashikuar në nenin 7 të këtij Statuti, pas “Forumit” dhe para “Koordinatorit”, dhe plotësim të funksioneve dhe organizimit të tij, për sa kohe përmëndet si e tillë në nenin 9.
Neni 10
Këshilli
Këshilli është organ kolegjial që përbëhet nga mbledhja e të gjithë përfaqësuesve të Grupeve, si dhe nga anëtarët e Bërthamës. Anëtarësia e LIBRA-s jashtë Shqipërisë, pavarësisht numrit, ka rezervë statutore përfaqësimi në Këshill me jo më pak se 10% të numrit të anëtarëve të Këshillit.
Këshilli mblidhet minimalisht një herë në tre muaj.
Kryetari i Këshillit është Nënkryetar i LIBRA-s.
Mbledhja e Këshillit thirret nga Kryetari i Këshillit, Kryetari i LIBRA-s ose nga 1/3 e Këshillit. Organi që e thërret përcakton edhe rendin e ditës.
Këshilli i merr vendimet me shumicë të thjeshtë.
Këshilli ka këto kompetenca dhe funksione:
Merr vendime për çështje politike, organizative dhe të administrimit të LIBRA-s, në zbatim të Vendimeve të Forumit;
Zgjedh Kryetarin e Këshillit. Mandati i Kryetarit të Këshillit është 2 vjeçar. I njëjti kryetar këshilli nuk mund të ketë më shumë se tre mandate.
Zgjedh anëtarët komisioneve të Etikës dhe Garancive si dhe kontrollon e merr në analizë veprimtarinë e tyre;
Miraton Rregulloret e Brendshme;
Miraton Kodin e Etikës;
Përcakton kandidaturat e përfaqësimit politik sipas rregullave të përcaktuara në statut.
PROBLEME MBIVENDOSJE KOMPETENCASH
Neni 10 gërma (f) i njeh të drejtën Këshillit të përcaktojë kandidaturat e përfaqësimit politik sipas rregullave të përcaktuara në statut.
Të njëjtin tagër neni 11 gërma (e) ja atribuon edhe organit tjetër statutor sic është Bërthama.
Kjo mbivendosje kompetencash, në ushtrimin e të drejtës së përcaktimit të kanditaturave të përfaqësimit politik, mes dy organeve statutore të një rëndësie të vecantë, sic është Bërthama dhe Këshilli, con në një përplasje mes tyre dhe për rrjedhojë pamundësi reale të funksionimit të këtyre organeve kur ato thirren/mblidhen për të dalë me vendimarrjet përkatëse.
Po ashtu, një kompetencë e përcaktimit të kandidaturave të përfaqësimit politik, i është njohur edhe Kryetarit të Libra-s, bashkë me anëtarë të tjerë të parashikuar në nenin 14/2. Më konkretisht në pjesën ku thuhet (citoj) “ Lista e kandidaturave të përfaqësimit politik, për zgjedhje vendore apo qëndrore, hartohen (përcaktohen në një farë mënyrë) nga një grup i përbërë nga Kryetari... (...).
E njejta kompetencë, e përcaktimit të kandidaturave të përfaqësimit politik, e shpërndarë edhe në sferen e veprimtarise të një organi të trete statutor (Kryetarit të partisë Libra), bën që këto dispozita statutore të mbeten thjesht bojë e zezë në letër të bardhë, pa mundësi funksionimi.
Po ashtu, sic sqaruam ne nenin 7, organi i Këshillit, parashikuar ne nenin 10, paraqet probleme të rëndësishme teknike juridike.
Në nenin 10/3 është parashikuar figura e “Kryetarit të Këshillit i cili është Nënkryetar i Libra-s”.
Në cdo statut të subjekteve politike, vendase apo të huaj, ashtu sikurse edhe në organizmat e pushtetit qëndror apo vendor, kompetencat e Nënkryetarit janë ato të cilat i atribuohen në rastet e pamundësisë së ushtrimit të tyre nga ana e Kryetarit apo me anë te delegimit nga ky i fundit. Ndërsa sipas Statutit Libra, cështja e kompetencave të Nënkryetarit përben risi, pasi është dalur nga skema tipike strukturore e konceptimit të kësaj figure.
Kështu në rast të një pamundësie të përkohshme në ushtrimin e kompetencave nga ana e Kryetarit të Libra-s, ato do të ushtroheshin nga Nenkryetari i saj. Kjo do të thotë që ky i fundit do të ushtrojë si kompetencat e Kryetarit, për kohën e pamundësisë së ushtrimit të tyre nga ana e tij, ashtu edhe ato të njohura në cilësine e Kryetarit të Këshillit sipas nenit 10.
PROBLEME!
Dalja nga kuadri strukturor, e panjohur në organizma të tjerë politik apo qeveritar, vëndase apo të huaja, duke lëshuar kompetenca të kësaj natyre Nënkryetarit të Libra-s dhe njohur këtij të fundit, përvec kompetencave me zëvendësim të ushtruara në rastet e pamundësisë nga ana e Kryetarit Libra, edhe ato të Kryetarit të Këshillit, con në një forcim të figurës së tij dhe zbehje/tkurrje të tagrave të Kryetarit të subjektit Politik Libra.
Kjo do të ishte absurde, juridikisht duke folur, pasi do t”i jepej pushtet kompetencash figurës së Nënkryetarit të Libra-s i cili as që parashikohet si i tillë ne nenin 7.
Nga ana tjeter zgjedhja e Nenkryetarit të Libra-s nga Këshilli, dhe mbajtja nga ana e tij edhe të cilësisë së Kryetarit të Këshillit, con në krijimin e një organi i cili në një farë mënyrë është i ndryshëm nga ai i Kryetarit Libra. Pra i zgjedhuri mban dy cilësi, si Nenkryetar i Libra-s, ku krijon përshtypjen se është pjesë e formacionit politik të Kryetarit dhe ndjek drejtimin e tij politik, dhe nga ana tjetër si Kryetar i Këshillit, duke ndjekur një drejtim tjetër politik të diktuar nga anëtarët e këshillit, sipas fuqive statutore që i njihen këtij të fundit.
Kjo con në një forme qeverisje partiake “ibrite”, që do të ishte e kuptueshme për shtete të cilat kanë kontekste politike, shoqërore, gjeografike dhe historike eterogjene. Nuk është rasti ynë.
Thënë ndryshe, Statuti Libra de iure e de facto është Statuti i “Dy Kryetarëve”. Kuptohet një qeverisje e kësaj natyre është e destinuar të dështojë.
SUGJERIME!
Jemi të mendimit që Kryetar i Këshillit duhet të zgjidhet një anëtarë i saj që nuk është Nënkryetari i Libra-s. Ky i fundit të caktohet nga vetë Kryetari i Subjektit Libra dhe të mbulojë ato kompetenca që i takojnë me statut Kryetarit, për kohën e pamundësisë së përkohshme të ushtrimit të tyre nga ana e tij apo me delegim. Kështu mënjanohet problemi i Statutit të “Dy Kryetarëve”.
Po ashtu Këshillit duhet ti hiqet kompetenca e njohur në nenin 10/a “Merr vendime për çështje politike, organizative dhe të administrimit të LIBRA-s, në zbatim të Vendimeve të Forumit;
Jemi të mendimit se kjo kompetencë duhet ti njihet Kryetarit të Libra-s, jo vetëm për të balancuar fuqitë statutore mes këtyre dy organeve, por edhe për të mënjanuar një konfuzionin kompetencash që mund të krijohet mes nenit 10/a dhe nenit 14/e/f “ Kryetari vendos për çështje politike dhe të organizimit elektoral të LIBRA-s (.....) kontrollon veprimtarinë administrative të LIBRA-s.
Neni 11
Bërthama
Bërthama është organ drejtues, i cili zgjidhet nga Forumi.
Bërthama është organi përgjegjës për drejtimin e aktivitetit të përditshëm të LIBRA-s. Bërthama përbëhet nga 15 anëtarë, që zgjidhen me votë të fshehtë nga Forumi.
Kandidati për anëtar Bërthame propozohet nga kryetari ose vetëpropozohet, pasi të ketë marrë të paktën dhjetë letërmbështetje nga anëtarë LIBRA, dhe të paktën pesë prej tyre të kenë qenë kandidatë në zgjedhjet qendrore apo vendore.
Kandidati për anëtar Bërthame duhet t’i nënshtrohet rregullave të etikës, të shqyrtuara nga Komisioni i Etikës.
Kryetari i LIBRA-s është anëtar dhe drejtues ex-officio i Bërthamës. Pjesa tjetër e anëtarëve të Bërthamës ruan barazinë gjinore 50%-50% midis të dy gjinive.
Bërthama mblidhet minimalisht një herë në muaj.
Kryetarët e organizimeve të parashikuara në paragrafin e fundit të nenit 7 ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e Bërthamës, pa të drejtë vote.
Mbledhja e Bërthamës thirret nga Kryetari ose nga 1/3 e Bërthamës. Me thirrjen e Bërthamës përcaktohet dhe rendi i ditës.
Bërthama ka këto përgjegjësi:
Zbaton platformat, programet dhe qëndrimet politike të përcaktuara nga Forumi dhe Këshilli;
Përcakton dhe zbaton agjendën e aktiviteteve politike;
Përgatit projekt-buxhetin e LIBRA-s dhe kontrollon shpenzimet;
Miraton kuotën vjetore të anëtarësisë;
Përcakton kandidaturat e përfaqësimit politik, sipas rregullave të përcaktuara në statut.
Bërthama ka mandat 2 vjeçar.
Bërthama i merr vendimet me shumicë të thjeshtë.
Mungesa pa arsye e një anëtari në më shumë se tre mbledhje të Bërthamës çon në largimin e tij nga Bërthama dhe zëvendësimin me kandidatin e rradhës që ka marrë më shumë vota në zgjedhje.
PROBLEME!
Statuti për nga rëndësia që ka në rregullimin, organizimin, funksionimin e organeve statutore, mund të konsiderohet absolutisht si një “ligj themeltar/kushtetutë” për një subjekt të caktuar politik . Për rrjedhojë për të qënë i tillë dhe sa më vital Statuti ka nevojë për një redaktim/përpilim sa më të saktë tekniko juridik, sidomos në përcaktimin dhe njohjen e kompetencave organeve statutore.
Në këtë kuptim një formulim i tillë i nenit 11/3 në pjesën që parashikon se (citoj) “Kandidati për anëtar Bërthame propozohet nga kryetari ose vetëpropozohet” con në njohjen e të njëjtës kompetence “propozim/vetëpropozim për anëtar bërthame” dy subjekteve Libra. Konkretisht, Kryetarit dhe cdo anëtari të interesuar të Libra-s.
Shtrohet pyetja?
Cfar kompetence “propozim të kandidatit për anëtar bërthame”do të mund të ushtronte Kryetari i Libra-s në qoftë se të 15-të kandidatët për anëtarë bërthame vetëpropozohen pasi kanë marrë të “paktën dhjetë letërmbështetje nga anëtarë LIBRA, dhe të paktën pesë prej tyre të kenë qenë kandidatë në zgjedhjet qendrore apo vendore”?.
Dhe anasjelltas.
Po nëse Kryetari Libra në ushtrim të tagrit të njohur nga neni 11/3 ka propozuar 15 kandidatët për anëtarë bërthame, dhe nga ana tjetër, edhe anëtarët Libra janë vetëpropozuar, në ushtrim të tagrave të njohur atyre nga neni 11/3, si kandidat potencial për anëtarë bërthame, kush dhe si zgjidhet ky “ngërc teknik”? Duhet të paraqiten për votim, para Forumit, të gjithë kandidatët e propozuar dhe vetëprozuar apo jo?Statuti këtë nuk e shpjegon.
SUGJERIM!
Vlerësojmë se një formulim i drejtë i nenit 11/3 do të ishte duke i hequr njërit prej subjekteve Libra, Kryetarit apo cdo anëtari Libra, e drejta per të propozuar apo vetepropozuar si kandidat për anëtarë bërthame.
Tjetër problem në nenin 11 paraqitet në gërmën (e) të tij ku është lënë kompetencë e Bërthamës “ Përcakton kandidaturat e përfaqësimit politik, sipas rregullave të përcaktuara në statut”.
Sic e sqaruam më sipër kjo kompetencë, gabimisht, i është njohur edhe organeve të tjera statutore të parashikuara në nenin 7. Më konkretisht, Këshillit (neni 10/f) dhe Kryetarit Libra (neni 14/2).
Kjo mbivendosje kompetencash con në një paralizë funksionale të këtyre organeve statutore aq here që ato thirren për të ushtruar këtë tagër, përcaktimit të kandidaturave të përfaqësimit politik.
Neni 12
Komisioni i Etikës
Komisioni i Etikës përbëhet nga 5 anëtarë të LIBRA-s, që zgjidhen nga Këshilli.
Komisioni mblidhet minimalisht një herë në tre muaj.
Komisioni i Etikës është organi përgjegjës për:
Verifikimin e zbatimit të standardeve etike, në çdo nivel;
Menaxhimin dhe vlerësimin e konfliktit të interesit;
Sigurimin e respektimit nga ana e çdo anëtari, të parimeve etike të përfshira në Kodin e Etikës.
Anëtarët qëndrojnë në detyrë për dy vjet.
Çdo anëtar i LIBRA-s mund t’i drejtohet Komisionit të Etikës lidhur me çështjet në kompetencë të tij. Komisioni i Etikës mund të japë sanksionet e mëposhtme:
Vërejtje;
Përjashtim, i cili miratohet vetëm me votim unanim.
Vendimet e Komisionit të Etikës në çdo rast janë transparente për anëtarët e LIBRA-s.
Neni 13
Komisioni i Garancive
Komisioni i Garancive përbëhet nga 5 anëtarë të LIBRA-s, që zgjidhen nga Këshilli.
Komisioni i Garancive është organi përgjegjës për:
Respektimin e normave statutore dhe rregullave të brendshme;
Respektimin e procedurave dhe procesve të votimit;
Besueshmërinë e platformave elektronike të votimit dhe diskutimit.
Komisioni shqyrton dhe vendos për të gjitha ankesat e anëtarëve në lidhje me fushën e tij të përgjegjësisë.
Anëtarët qëndrojnë në detyrë për dy vjet.
Anëtarësia në Komision e Garancive është e papajtueshme me çdo funksion tjetër.
Neni 14
Kryetari
Kryetari zgjidhet nga Forumi, ndërmjet anëtarëve të LIBRA-s, me shumicë të votave të Forumit.
Kryetari ka këto kompetenca:
Përfaqëson ligjërisht LIBRA-n për palë të treta;
Thërret dhe drejton mbledhjet e Forumit;
Thërret dhe drejton mbledhjet e Bërthamës;
Vendos për çështje politike dhe të organizimit elektoral të LIBRA-s.
Cakton Administratorin dhe kontrollon veprimtarinë administrative të LIBRA-s.
Mandati i kryetarit është dy vjet. I njëjti kryetar nuk mund të ketë më shumë se tre mandate.
SUGJERIM 1:
Në gërmën (d) të këtij neni të shtohet kompetenca e njohur Këshillit sipas nenint 10/a dhe pas germes (d) te nenit 14 të Statutit, jemi të mendimit se duhet te vijohet me njohjen e tagrave te tjera Kryetarit te partise duke zgjeruar keshtu formulimin origjinal te draftit statutor.
Formulimi i sugjeruar eshte:
Kryetari ka këto kompetenca:
Përfaqëson ligjërisht LIBRA-n për palë të treta;
Thërret dhe drejton mbledhjet e Forumit;
Thërret dhe drejton mbledhjet e Bërthamës;
Vendos për çështje politike, të organizimit elektoral dhe të administrimit të LIBRA-s, në zbatim të Vendimeve të Forumit;
Shpreh, perfaqeson dhe zbaton orjentimet e pergjithshme dhe ato politike mbi bazen e programit apo vendimeve te tjera te marra nga organet kompetente te parashikuara ne kete Statut.
Lidh marreveshje dhe aleanca me forcat e tjera politike kur i cmon te nevojshme per progresin dhe forcimin e subjektit politik qe perfaqeson, ne respektim te parashikimeve statutore.
Trajton dhe kuron raportet me institucionet kombetare dhe nderkombetare,
Ushtron cdo kompetencë tjetër që nuk i është njohur organeve të tjera të parashikuara në këtë Statut.
Mandati i kryetarit është dy vjet. I njëjti kryetar nuk mund të ketë më shumë se tre mandate.
SUGJERIM 2.
Të rishihet neni 19 që flet për dispozitat transitore pasi mund të ndodh që fillimi i mandatit dy vjecar i Kryetarit të jetë në përfundim e sipër, së bashku me përtëritjen e tre mandateve, në kohën e shkuarjes në zgjedhjet qëndrore të partisë Libra.
Për këtë arsye, këshillohet që kjo dispozitë kalimtare, për disa organe të rendesishme statutore të parashikojë fillimin/ecjen e afatit të mandatit dy vjecar në vitin tjetër pasardhës të zgjedhjeve statutore.
Shembull: Nëse pas afatit njëvjeçar nga themelimi, LIBRA organizon zgjedhjet e para, ky afat (1 vjecar) dhe viti tjeter pasarrdhës nuk do të llogaritet në numrin maksimal të mandateve të lejuara për këto organe nga nenet e mësipërme të këtij Statuti.
Neni 14/1
Organizimi në departamente
LIBRA ngre departamente me objektiva programore apo organizative.
Strukturën e departamenteve me detyrat përkatëse e propozon Kryetari dhe e miraton Bërthama.
Drejtuesi i departamentit vetëpropozohet ose propozohet nga Kryetari.
Drejtuesi i departamentit votohet nga Bërthama, pas dëgjesës së platformës së përgatitur nga kandidati.
Neni 14/2
Zgjedhja e kandidaturave të përfaqësimit politik
Kandidatura për zgjedhjet qendrore apo vendore, që legjislacioni shqiptar e parashikon të votohet me sistem mazhoritar, zgjidhet përmes votimit të drejtpërdrejtë nga anëtarësia LIBRA e zonës përkatëse zgjedhore.
Kandidatët propozohen nga kryetari ose vetëpropozohen, pasi të kenë marrë të paktën dhjetë letërmbështetje nga anëtarë LIBRA, dhe të paktën tre prej tyre të jenë anëtarë Bërthame. Kandidaturat diskutohen dhe miratohen në Bërthamë dhe në Këshill përpara se të votohen nga anëtarësia.
Kandidaturat për zgjedhjet qendrore a vendore, që legjislacioni shqiptar i parashikon të votohen me listë nga partitë politike, përcaktohen përmes kësaj procedure:
Lista hartohet nga një grup i përbërë nga Kryetari, Kryetari i Këshillit dhe koordinatorët e Grupeve të zonës përkatëse zgjedhore;
Lista diskutohet dhe miratohet nga Bërthama;
Lista votohet në bllok nga Këshilli (apo anëtarësia e zonës përkatëse zgjedhore?).
Në të gjitha rastet, kandidatët duhet t’i nënshtrohet rregullave të etikës, të shqyrtuara nga Komisioni i Etikës.
Sugjerim!
Jemi të mëndimit se duhet të saktësohet formulimi i paragrafit të parë me paragrafin e dytë të kësaj dispozite pasi është e paqartë terminologjia e perdorur “kandidaturat për zgjedhjet qëndrore apo vendore që legjislacioni shqiptar e parashikon të votohet me sistem mazhoritar” dhe “kandidaturat për zgjedhjet qëndrore apo vendore që legjislacioni shqiptar i parashikon të votohen me listë nga partitë politike”.
Kështu sqarohet natyra e kandidaturave për të cilat bëhet fjalë dhe mënyra e caktimit, miratimit dhe votimit të tyre.
Po ashtu neni 14/c paraqet një formulim të gabuar në pjesën që, kompetencën e votimit në bllok të listes së kandidatëvë vendorë apo qëndrore e lë në alternativë mes dy organeve, Këshillit apo anëtarësisë së zonës përkatëse zgjedhore.
Anëtarësia e një zone të caktuar zgjedhore nuk është Këshilli dhe anasjelltas.
Këshilli sipas nenit 10 është organ kolegjial që përbëhet nga mbledhja e të gjithë përfaqësuesve të Grupeve, si dhe nga anëtarët e Bërthamës. Në Grup, sipas nenit 9, bëjnë pjesë të gjithë anëtarët e LIBRA-s, banorë të bashkisë/njësisë.
Bashkësia e Grupeve dhe anëtarëve të Bërthamës përbëjnë atë që quhet Këshilli. Kështu që anëtarësia vetëm e një zone përkatëse zgjedhore është një entitet më i vogël dhe nuk mund të votojë në bllok lista kandidatësh jashtë kësaj njësie zgjedhore.
Në këtë kuptim vlerësojmë se tek neni 14/2/c duhet të hiqet shprehja (apo anëtarësia e zonës përkatëse zgjedhore).
Neni 15
Vendim-marrja dhe votimet
Vendimarrja në LIBRA është në çdo rast në përputhje me statutin dhe ligjin.
Vendimet janë transparente dhe në çdo rast iu bëhen të ditura të gjithë anëtarësisë.
Vendimet në organet e LIBRA-s merren me shumicë votash dhe kuorumi i nevojshëm për mbajtjen e mbledhjeve është më shumë se gjysma e anëtarëve të organit kolegjial. Vendimi i Forumit për ndryshime në statut kërkon miratimin me 2/3 e anëtarëve të pranishëm.
Votimi në LIBRA është i lirë, demokratik dhe në asnjë rast nuk mund të kufizohet. LIBRA zbaton votime të brendshme për çdo çështje, duke aplikuar standardin me të lartë të demokracisë së brendshme.
Votimi për zgjedhje individësh dhe për çështje të caktuara, kur kërkohet nga të paktën 10% e anëtarëve të organit, është i fshehtë. Mënyra e votimit është me fletë votimi ose me mjete elektronike që garantojnë në mënyrë të çertifikuar fshehtësinë e votimit.
Të drejtën për të votuar organet LIBRA dhe përfaqësuesit e saj politikë, sipas rregullave të përcaktuara në Statut, e kanë anëtarët që kanë shlyer kuotat e vitit pararendës kalendarik.
Mbledhjet e Forumit duhet të thirren minimalisht një muaj përpara datës së mbledhjes.
Mbledhjet e Këshillit duhet të thirren minimalisht shtatë ditë përpara datës së mbledhjes.
Çdo anëtari të organit që mblidhet i dërgohet njoftimi për mbledhjen, rendi i ditës dhe nëse është rasti, materialet përkatëse për shqyrtim.
Të gjithë të zgjedhurit i nënshtrohen votëbesimit nga zgjedhësit e tyre.
Kryetari dhe anëtarët e Bërthamës i nënshtrohen votëbesimit nga anëtarësia e LIBRA-s. Të drejtën e nisjes së mocionit të mosbesimit e kanë 1/3 e anëtarëve të LIBRA-s.
Kryetari i Këshillit i nënshtrohet votëbesimit nga Këshilli. Të drejtën e nisjes së mocionit të mosbesimit e kanë 1/3 e anëtarëve të Këshillit.
Koordinatori dhe përfaqësuesi në Këshill i nënshtrohen votëbesimit nga anëtarësia e Grupit përkatës. Të drejtën e nisjes së mocionit të mosbesimit e kanë 1/3 e anëtarëve të Grupit.
Neni 16
Transparenca
LIBRA, në të gjithë veprimtarinë, vendim-marrjen dhe organizimin e saj aplikon parimin e transparencës ndaj të gjithë anëtarëve të saj.
Çdo vendim iu bëhet i ditur anëtarëve.
Për çdo vendim-marrje, organet drejtuese konsultohen me anëtarësinë.
LIBRA, në vendim-marrjet e saj, organizon konsultime me grupet e interesit dhe shoqërinë civile.
LIBRA ka faqen e vet ëeb, ku bën transparente aktet dhe aktivitetet e saj.
Neni 17
Burimet Financiare
17.1 Burime financiare te LIBRA-s janë kuotat e anëtarësisë; çdo pasuri e fituar në mënyrë të ligjshme; fondet publike duke përfshirë edhe ndihmën financiare në masën e caktuar në Buxhetin e Shtetit; dhuratat në vlerë monetare, natyrë ose shërbime, sponsorizime, si dhe çdo transaksion tjetër financiar nga individë, persona juridikë apo fizikë, organizata e fondacione politike, në mënyrën e përcaktuar me ligj dhe sipas procedurave ligjore përkatëse. LIBRA nuk mund të pranojë dhurata nga persona juridikë apo fizikë, që mund të ndikojnë në veprimtarinë e saj.
17.2 Menaxhimi i burimeve financiare do të kryhet në përputhje me standardet ligjore të kontabilitetit dhe sipas parashikimeve statutore, të Rregulloreve apo legjislacionit përkatës në fuqi.
17.3 Veprimtaria financiare ushtrohet sipas legjislacionit përkatës dhe atij financiar në fuqi. LIBRA kryen auditim të veprimtarisë financiare përkatëse sipas ligjit dhe miraton pasqyrat financiare sipas ligjit. Viti financiar është 1 Janar-31 Dhjetor dhe në çdo rast sipas legjislacionit në fuqi.
17.4 Administratori është përgjegjës për menaxhimin dhe funksionimin financiar të LIBRA-s. Funksioni i tij është i papajtueshëm me ccdo funksion tjetër brenda LIBRA-s.
Neni 18
Ndryshimi i Statutit dhe Rregulloret e Brendshme
18.1 Ky statut mund të ndryshohet nga Forumi, me kërkesën e të paktën 30 përqind të anëtarëve të Bërthamës ose 10 perqind të Forumit dhe nevojitet të miratohet nga 2/3 e anëtarëve të pranishëm në mbledhjen e Forumit.
18.2 Rregulloret e brendshme të LIBRA-s përgatiten nga Bërthama dhe miratohen nga Këshilli.
Neni 19
Dispozita kalimtare për zgjedhjet e organeve të para
Organet e para drejtuese zgjidhen nga mbledhja e parë e anëtarëve themelues-nismëtarë. Mandati i organeve të para drejtuese është njëvjeçar. Brenda afatit njëvjeçar nga themelimi, LIBRA do të organizojë zgjedhjet e para.
Mandati i organeve të para drejtuese nuk llogaritet në numrin maksimal të mandateve të lejuara nga nenet e mësipërme të këtij Statuti.
Neni 20
Praktikat e mira politike dhe zgjedhore
LIBRA zbaton në çdo rast praktikat më të mira politike dhe zgjedhore, bazuar në parimet e demokracisë, lirive dhe të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe standardeve më të larta të përfaqësimit dinjitoz.
Listat e përfaqësimit politik të LIBRA-s në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore respektojnë barazinë gjinore 50%-50%.
Për sa nuk është parashikuar në Statut, zbatohet legjislacioni në fuqi dhe praktikat më të mira të gjithë pranuara.
Konkluzione përfundimtare.
Nga analiza në tërrësi e draft Statutit të propozuar grupi i juristëve, mbledhur për këtë qëllim, arriti në përfundimin se:
Nga pikëpamja parimore është një draft i përshtatshëm me vizionet e Libra-s
Nga pikëpamja teknike - juridike paraqiten të meta të cilat mund të sjellin të njëjtat probleme që u hasën me Statutin e mëparshëm.
Statuti ka nevojë për përmisime thelbësore duke parashikuar në mënyrë të saktë lidhjen e organeve statutore me njëra tjetrën,
Duhen organe të tjera statutore të cilat rezultojnë të nevojshëm për organizimin dhe funksionimin sa më efikas të organeve të parashikuara në draftin e meparshem, per garantimin e një harmonie në vendimarrjeje dhe në ushtrimin e kompetencave të njohura organeve statutore.
Duhet të mirepërcaktohen edhe menyrat e votimit, shumica e kerkuar, kuorumi i duhur per vendimarrjet e cdo organi, organet e certifikimit dhe shpalljes se rezultatit te votimit etj.
Përmisim të dispozitave kalimtare dhe transitorie,
Sa me siper, grupi i punes u akordua që të marre kohën e nevojshme për të kryer/sjellë përmisimet e duhura në këtë draft Statut ose redaktimin e një Statuti krejt tjetër.
LIBRA ndjek me shqetësim dhe keqardhje zhvillimet e fundit në vend me bindjen se zgjedhjet e fundit parlamentare të qershorit jo vetëm nuk i dhanë zgjidhje problemeve të akumuluara, por përkundrazi i shtuan ato. Tashmë është e qartë me prova dhe fakte se shteti dhe politika nuk janë në funksion të qytetarit dhe ne jemi të ngushëlluar moralisht kur shohim se të gjitha të vërtetat që thamë janë duke u provuar. Shqipëria mbetet e zhytur në këneten e politikës së saj anti-shtet.
Në këto kushte, Libra u bën thirrje të gjithë shqiptarëve për një moment reflektimi mbi atë që po ndodh ne Shqipëri. Për fat të keq shumë prej nesh janë të verbuar kur vjen puna për të pare gabimet tek vetja por le të ndalojme mbi ketë gjë për një moment.Fatkeqesisht me gjithe blerjet dhe manipulimet, ka qene vota e shumices se shqiptareve që ka vendosur që asgje të mos ndryshojë. Shqiptaret inkurajuan me vota që krimi dhe politika të mos ndahen edhe për disa kohe. Shqiptaret nuk i ndëshkuan partitë e vjetra por i dhanë atyre edhe një mundesi të re për të konsoliduar fuqinë dhe influencen e tyre mbi ekonominë, drejtesinë dhe shoqerinë.
Por çmimi i votës natyrisht duhet përballuar. Dhe çmimi sot është i qartë për të gjithë: Shqipëria është më e varfër dhe më e pashpresë se një ditë përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.Më shumë të rinj duan të largohen, më shumë oligarkë kanë zgjatur duart mbi pasuritë e përbashketa, me shumë krim ka në fshatrat dhe qytetet tona.Kur politika bën keq,populli nuk duhet ta ndihmoje atë.Kjo është cështja që shtrohet sot për zgjidhje para ndërgjegjes së gjithseicilit prej nesh.
LIBRA beson se lufta me krimin nuk është dhe s’mund të jetë një beteje e disa partive kunder të tjerave por beteje e çdo qytetari që kerkon të mbroje shtetin,pronen dhe dinjitetin e vet.
Nisur nga rezultati i zgjedhjeve por edhe nga bindja e vet,LIBRA ishtë dhe mbetet një parti opozitare. LIBRA konkuroi në zgjedhje por nuk mundi të hyntë në parlament për një sere faktoresh. Ndër faktoret kryesoret është sistemi elektoral ekzistues, që favorizon vetem partitë e vjetra duke u dhene atyre mundesi të masin, peshojnë dhe numërojne votat e kundërshtarëve të tyre. Krimi elektoral në Shqipëri është i sanksionuar dhe justifikuar me ligj. Por megjithë masakrimin elektoral LIBRA arriti të marre 20 mije vota formalisht, dhe e gjitha kjo është një arritje e madhe për një parti të re, që kishte vetem tetë muaj jetë. Ky rezultat që e rendit Libra si partinë e pestë me të votuar në vend është fryt i gjithë atyre burrave dhe grave të rinjve dhe simpatizantëve, kandidatëve dhe drejtuesve të saj të cilet bënë gjithshka për ta kthyer idenë e tyre ne një force politike. Ata janë LIBRA dhe LIBRA do mbetet pronë e tyre.
LIBRA është mirënjohese për kontributin e gjithsecilit, pa asnjë përjashtim dhe do vazhdojë të mbështese dhe të ftoje gjithë shqiptarët e zhgënjyer dhe të nëpërkembur nga dhuna verbale dhe administative e partive të vjetra.
Për ta kthyer LIBRA ne një fuqi politike dhe shoqërore e cila mbështet të varferit, të rinjtë të pambështeturit dhe shtresen e mesme e cila inkurajon një shoqeri të hapur dhe liberale, ne kemi vendosur të hapim një fazë të re organizimi dhe rikoceptimi.
LIBRA, parti e hapur, kjo është dhe do të jetë motoja jone e pandërprere. LIBRA ka vendosur të rishkruajë veten për t’u bërë gati për betejat e rradhës.
LIBRA është krijuar nga liria dhe shkon drejt lirisë duke besuar se pushteti që nuk buron nga liria e gjithsecilit nuk është pushtet, por një tirani e përkohshme që duhet përmbysur me ndihmen e njerëzve të lire pa humbur shpresen se ata një ditë do jenë shumica.