Nga Xhesjon Pitomina
Une qe po shkruaj jam nje i ri student i cili ndihem teper i lumtur kur shoh se si politikanet tane te dashurit nuk flejne naten gjume duke menduar per problemet e popullit.Dhe a e dini cfare me ndodhi kohet fundit po jua tregoj tani:
Isha ne varrezat e deshmoreve per te shikuar varret e partizaneve dhe prijesve te cilet dhane jeten qe ta shikojne kete vend te lire dhe ne gjendje te mire.I gjeta teper te gezuar saqe me thane jemi keshtu pasi shohim qe pasardhesit tane,ata te cilet e mbajne veten si intelektual dhe perfaqesues te denje te popullit,qe bejne sikur ja duan te miren ketij kombi po e mbajne mire stafeten e prijesve te vendit saqe po japin jeten per atdheun.Une u cudita e i pyes a jeni te vetedijshem per keto qe po thoni se nuk eshte keshtu realiteti.Po me thane ata duke shtuar se politikanet tane po dijne te ruajne ne menyre perfekte thesaret e ketij kombi saqe e kane zhveshur shqiponjen e arte dhe i kane marre cdo pupel ari per ti ruajtur me mire ne kasafortat e shtepise se tyre sepse jane me te sigurta.Shtuan se ishin krenar per pasardhesit e tyre.
Ata kishin te drejte dhe me binden mua me fjalet qe thane.Tani qe e mendoj kemi arsye pse te jemi te lumtur sepse:
1.Nje ardhme e mire e nje vendi eshte atehere kur nje vend nderton nje sistem arsimi perfekt,mbeshtetes dhe perkrahes te brezave te rinj ne rrugen e gjate te dijes dhe kjo eshte realizuar ne menyre te shkelqyer.Kemi pasur dhe kemi nje sistem ku cdo student-nxenes vleresohet mbi ate cfare aftesish tregon,pra ai qe di te depozitoje me shume dhe sic duhet ne xhepin apo llogarine e ndonje mesuesi apo profesori,njeriu me post ne ministri te arsimit parate e nevojshme qe te marri shkollen.Nje sistem ku merr shkollen ai qe ka karten e anetaresise me ate parti ne pushtet,sistem ku i riu/e reja ndihmohet te gjeje guximin se i kane udhezuar se privati eshte drejtimi i duhur apo ku fiton diplomen ai i cili nuk e ka shikuar shkollen ndonje here se cfare ndertese pasi nuk ka shkuar kurre atje.
2.Ndjehem i lumtur sepse kemi nje sistem shendetesore falas vetem se duhet para per te depozituar duke filluar qe nga xhepi i rojes se spitalit deri tek ai i mjekut ne menyre qe te merren sherbimet e duhura.Nje sistem ku i semuri merr ndihmen mjekesore neper karriget e korridoreve te spitalit apo ku ilacet e nevojshme nuk mungojne sepse jane ne magazinat e farmacive te miqve te mjekeve.
3.Jam i gezuar pasi kemi nje sistem drejtesie ku gjykatese i cili na siguron jeten tone i jep ndeshkimet ne menyre te drejte dhe barabarte me nje kusht qe keto denime mos tju jepen miqve te partise apo njerezve me pushtet.I lumtur pasi kemi nje sistem te perkryer ku trafikanti dhe hajduti dalin nga burgu pasi vendin e tyre duhet te jene hallexhinjte qe skane paguar dritat apo kur polici nuk angazhohet ti kapi ata pasi jane miqte e partise e ngaqe nje pjese e parave te biznesit nga droga i marrin vet.
4.Lumturia ime nuk mbaron kur shoh qe neve kemi ekonomine me te larte nga vendet e tjera te cilat nuk mund ta shtyjne muajin me rrogat qe kane.Si mos te ndihem ne kete gjendje kur shoh qe rruget gjate dites jane te boshatisura pasi njerezit jane me angazhimet e tyre teper te rendesishme duke diskutuar neper kafene se nuk ka pune.
Nuk e di cfare kerkoni juve popull i dashur por une nuk dua asgje,thjesht do doja ta shprehni lumturine qe keni me menyren me te mire te mundshme duke vendosur te votoni drejtimin e duhur.Do ju lutesha qe te mos shkoni majtas pasi ne ate ane jane "Rilindasit" me makinat e tyre te shpejta te blera nga leket e droges e nuk pyesin per askend,as tek "Pd" pasi jeni ne autostrada dhe gabimisht do bini ne kanal por shkoni drejt aty ku te gjithe vleresoheni nga "Libra".Si kopeshtare do ju lutesha te dini si te mbillni lulen e politikes se re me aromen e mbrekullueshme te barasise sic eshte "Libra" duke flakur tutje me rrenje pemen e famshme demtuese per mushkrite tuaj te cilen e ka ndertuar politika e hashashit dhe korrupsionit.