Blog

Olsi Sherifi ka përfunduar studimet bachelor në fakultetin e historisë dhe filologjisë dega gazetari.

“Kam rreth 4 vjet që merrem me shoqërinë civile dhe kam mesuar shumë prej saj, 

sic janë mekanizma e ndryshme për të lobuar duke filluar nga një kërkesë informacioni deri tek protestat para institucioneve publike .

Nuk mendoj por jam i sigurt që shoqëria civile e ka një limit dhe nuk duhet të konsumohet kaq shumë por t’i lerë rradhë partive opozitare të bëjnë opozitën dhe nëse partitë nuk e bëjnë është problem tjetër. Secili prej nesh ka të drejtë të protestoj për çdo padrejtësi që ndodh në këtë vend, duke iu bashkuar çdo partie që ai/ajo mendon realisht se ia vlen vërtet të kontribosh për çështjet shqetësuese që ne kemi si shoqëri.

Katër vite  shoqëri civile, përvec se kam përfituar eksperiencë, u njoha dhe me terrenin dhe problemet e qytetarëve, sidomos ato të zonave rurale ku askush nuk kujtohet për ta.

Vetëm kur vjen momenti i votimeve shfaqen si magjistar për t’i zgjidhur hallet e tyre por vetëm fjalë dhe fjalë, asgjë konkrete.

Kam ndjekur nga afër problematikat e komunitetit Rom, vështirësitë që has pothuajse çdo ditë për të nxjerrë bukën e gojës. 

Çfarë pune bën komuniteti Rom ?

 Tregti, mbledh kanaçe dhe bidona, pastrim gjelbërim etj. Pra ky komunitet është ndjerë gjithmonë inferior dhe i diskriminuar, por edhe sa do të vazhdojë kjo histori? 

Ata nuk kanë një përfaqësues në parlamentin shqiptar..

Komuniteti Rom ka 4 vite që ka mesuar të protestojë dhe di se ku të trokasë për çdo problem që mund të ketë . Por historia e këtyre tre viteve na ka mësuar që edhe pse proteston, të drejtën që kërkon nuk e merr. Unë vazhdoj të ngulmoj që duhet një përfaqësues politik me përkatësi Rome, të përfaqësoj denjësisht këtë komunitet.

Është hera e parë që i bashkohem një partie politike. Deri dje kundërshtoja çdo parti pasi ata nuk shohin si prioritet interesat e qytetarëve por interesat vetjake. Ata e shohin partinë si një makineri biznesi . Partitë veterane janë konsumuar aq shumë sa që gënjeshtrat e tyre elektorale nuk pinë më ujë.

Libra është nismë e re e cila synon të eci përpara me 20 idetë e saj prioritare dhe unë iu bashkova Libra-s, jo për të qënë thjeshtë anëtar i saj por  synoj më shumë. Të bëj atë që nuk e ka realizuar një Rom sot : Të përfaqësoj komunitetin në parlamentin Shqiptar. Është rrugë e gjatë me shumë vështirësi por unë nuk ndalem dhe dëshiroj që të jem unë zëri i tyre në parlament . “

Opre o Roma !

Olsi Sherifi