Blog

Nga Ergest Lekdushi

Janë  mijëra  qytetarë sot  që në të gjithë vendin  që po i përgjigjen  thirrjes që vetem pak muaj me parë  bëri znj. Mimoza Hafizi  dhe  z.Ben Blushi për  një ndryshim radikal të sistemit polik.  Besimi i tyre ishte dhe është, se sot më shumë se kurrë nevojitet  një Revolucion Moral dhe Civil, që do e çlironte shoqërinë  nga degradimi  ku jemi groposur  nga  kjo klasë politike në këto vitet e fundit.  

Më  konkretisht  janë  mbi 10.000 Libra që lëvizin të  lirë në të gjithë territorin, nisur nga dëshira e vetme  për ta mbyllur njëherë dhe përgjithmonë kapitullin me përfaqësimin e kalbur politik,  dhe me  frymëzimin se:  zëri dhe forca jonë  janë më të forta se paraja dhe arroganca e juaj.

Cila është formula e Lëvizjes?  Ku qëndron  sot  kredoja  fituese,  që po e transformon Libra-n  në  një "outsider"  për  zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Sakaq reflektohet më së miri  në kontaktet e përditshme në të gjithë vendin,  me shumicën e atyre që ndjehen  të  abandonuarit e shoqërisë;  tek media e ditës  si dhe në rrjetet sociale, si një mekanizëm  i  paevitueshëm tanimë, por i domosdoshëm në komunikimin direkt me  miliona shqiptarë që jetojnë jashtë territorit :  e vetmja përgjigje  bazohet  tek  backgroundi i përfaqësueseve të  Lëvizjes si dhe tek  mesazhi që karakterizon të gjithë Libra-t:  ata dinë "t’i flasin zemrës së njerëzve".

Jemi  shumë që i jemi afruar kësaj Lëvizje, si një formë  proteste apo mode, në kërkim të një  shprese apo nga vetë  dëshpërimi,  si  utopi apo si një alternative dinjitozte përfaqësimi.  Libra është sot  e vetmja shpresë  për një ndryshim të drejtë dhe radikal. Libra përqafon çdo ditë njerëz të zakonshëm, studentin dhe  profesionistin,  të  rinjtë  dhe pensionistët, sipërmarrësin dhe  të papunët, mjekun dhe pacientin. Identikiti i personit që nuk ka qënë deri  më tash i përfshirë në politikën aktive, ata  persona normal  që më mirë se askush  përjetojnë  problemet në kurriz të vetes dhe të familjes së tyre. Kjo është Libra, që pa asnjë  ekuvivok  mbart  të  gjitha  vuajtjet, padrejtësitë  që ka shkaktuar një klasë politike e kalbur. 

E pra, në pak muaj Lëvizja  arriti të neutralizojë nervin dhe  modën, ku ndryshe nga trendi dhe larg çdo populizmi  fokusi ishte tek:

- vullneti për ndryshmin  dhe urrejtjen për klasën aktuale politike, në konflikt  të vazhdueshëm me "qytetarin e thjeshtë" 

- refuzimin e  një ideologjie, në veçanti kategorizimin i majtë/i djathtë

-  në besimin se egzistojnë zgjidhje të "thjeshta" për probleme te mëdha

-  alternativa e demokracisë së drejtëpërdrejtë bazuar në refrendumin si i vetmi mekanizëm demokratik

-  antiparlamentarizmi me  listat e tyre të mbyllura

- refuzimi i çdo forme lidershipi karizmatik apo populist 

- besimin se është vetë qytetari mbartës i  vlerave të shëndetshme

Libra  është sot përfaqsuese  dinjitoze e shqiptarit të mesëm që ndjehet i shtypur ne përditshmërinë e tij,  nga politika që mendon vetëm aksionerët e saj.  "Të pasurit janë sot edhe më të pasur,  në kurriz të shumicës që varfërohet çdo ditë e më shumë" është jo vetëm një nga pjesët e statutit të Libra-s por mbi të gjitha kjo është dhe  fryma që përqafon  të  gjithë  shtresën  e mesme, viktimat e para të reformave të munguara  të  rilindjes apo selektimit racor te LSI-së. Ka ardhur momenti që në politikën aktive të kemi individ që do të përfaqësojnë interesat e shqiptarëve.

Për ata nga ju që jeni ende skeptik, që e shihni këtë Lëvizje si  një inkonjit dhe të pafuqishme për tregun e politikës; apo si një e pamundur ti dhënë një përgjigje nevojave dhe aspiratave tuaja, me pak fjalë  si ato  lëvizje që lindin  dhe vdesin  nga pafuqia, atëherë kur loja zhvillohet në institucione.

Për ju që shpresën e keni humbur, për ju që shpresën i’a keni varur si gjerdan fëmijëve tuaj, për ju që arrini ende të shihni përtej ngjyrës gri në horizont më  lejoni t`ju rendis disa nga synimet dhe objektivat tona:

Shqipëria ka gjithçka që i duhet për të qenë një vend me begati ekonomike. Burime te pamata natyrore, forcë punëtore vitale, pozicion dhe klimë e shkëlqyer gjeografike. Të vetmet mangësi që ka është një klasë e politike e tejngopur nga e sotmja dhe e pamundur të mendojë për të ardhmen e qytetarëve të saj dhe të projektojë prosperitetin ekonomik të vendit. 

Ekonomia

Kështu paraqitet situata sot:

• Vendi me Prodhimin e Brendshëm Bruto më të vogël ne Europë prej 13.5 miliard dollarësh me një ekonomi informale prej 60%. 

• Të ardhurat për frymë më të ulta në Europë prej 4,100 dollarësh. 

• Vendi i 134-rt eksportues në botë me vetëm 2.1 miliardë dollar eksporte.

• Vendi me nivelin më të ulët të Investimeve të Huaja direkte në Europë. 

• Vendi me moshë mesatare më të re ne Europë por me papunësinë më të lartë në Europë. 

• Taksat më të larta në Rajon si për biznesin ashtu dhe për individin. 

Kjo panoramë mund të ndryshoj nëse diskutimi dhe vizioni fokusohet  tek ajo  çka përbën thelbin e vetë strukturës së brishtë të ekonomisë tonë. 

 Ky duhet të jetë vizioni:   

• Taksimi më i thjeshtëzuar në historinë e ekonomisë Shqiptare. Për individin në  masën 7% dhe për biznesin në masën 9%. 

• Të krijojmë të gjitha mundësitë e tregut të lirë për një rritje ekonomike mesatare vjetore prej 8% gjatë 10 vjeçarit të ardhshëm. Rritja më e madhe ekonomike në historinë e ekonomisë Shqiptare. 

• Brenda 8 viteve të ardhshme eksportet do të pesëfishohen në vlerë. Në vitin 2025 Shqipëria të jetë një ekonomi eksportuese prej 10 miliard dollarësh. 

• Gjatë 10 viteve të ardhshme Shqipëria të ketë shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte që ka pasur ndonjëherë prej 20 miliard dollarësh. 

• Të krijojmë të gjitha mundësitë e tregut të lirë që Shqipëria të 3-fishojë Prodhimin e Brendshëm Bruto të saj. Në vitin 2025 Shqipëria do të jetë një ekonomi prej 45 miliard dollarësh. 

• Shqiptari i vitit 2025 do të ketë të ardhurat mesatare për frymë prej 15,000 dollarësh në vit. 

 

 RENDI DHE SIGURIA PUBLIKE

Shqipëria nuk i përket kriminelëve dhe narkotrafikantëve. 

Kështu paraqitet situata sot:

• Vendi i parë në Rajon për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. 

• Një nga nivelet më të larta të krimit dhe vrasjeve për banor në Europë. 

• Një Shqipëri e ndarë nga kartelet e trafikimit të lëndëve narkotike. 

• Ekonomia e narkotrafikut po merr hapësirë alarmante ne rajonet e Shqipërisë, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, dhe po i bën dëmin më të madh imazhit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky duhet të jetë vizioni:   

Është plotësisht e mundur të arrihet fitore kundër krimit ordiner dhe të organizuar në Shqipëri. Vendet e tjera e kanë bërë dhe tani është rradha jonë ta çojmë deri në fund dëshirën e qytetarëve shqiptar për siguri dhe garanci në jetën e tyre të përditshme. 

ARSIMI

Për ne profesioni i mësuesisë  dhe padagogjisë është i shenjtë. Mësuesit mbrojnë mendjen e kombit. Shqipëria duhet jetë e gatshme per të  përballuar dhe udhëhequr sfidat e Revolucionit të 4-rt Teknologjik Global.  

 

 

Kështu paraqitet situata sot:

 

• Anafalbetizmi funksional në rritje ndër adoleshentët shqiptarë

 

• Mësuesit me pagat më të ulëta në rajon. 

 

• Infrastrukturë dhe burime materiale të prapambetura për çdo cikël shkollor.

 

• Buxhet i pamjaftueshëm për arsimin e mesëm dhe të lartë. 

 

• Kurrikula dhe literaturë e përkthyer keq, aspak koherente me zhvillimet më të fundit teknologjike në botë. 

 

Ky duhet të jetë vizioni:   

• Lëndët shkencore, Teknologjia Kompjuterike, Matematika, Fizika, Kimia dhe do të jenë të detyrueshme për çdo nxënës nga cikli fillor deri në atë të mesëm brenda vitit 2020.

• Së bashku me shqipen, gjuha e huaj Angleze do të jetë gjuha zyrtare në sistemin tonë arsimor duke filluar nga cikli parashkollor deri në atë të mesëm brenda vitit 2022. 

• Futjen e detyrueshme të lëndës Coding në kurrikulat e shkollës fillore dhe të mesme brenda vitit 2019. 

• Trajtim të shkëlqyer financiar për trupën pedagogjike dhe akademike. Në vitin 2025 paga mesatare e trupës pedagogjike do të jetë 18,000$ në vit. Ndër pagat më të larta të sektorit publik në Shqipëri dhe ne Rajon.

Në vitin 2030, Shqipëria do të ketë numrin më të madh të studentëve me profil Inxhinieri Kompjuterike në rajon, të gatshëm për të përballuar sfidat e Revolucionit të 4-rt Teknologjik Botëror.

 

Te gjithë bashkë  duhet të  jemi te bindur se Shqipëria është gati për një ndryshim të madh në 10 vitet e ardhshme.