Blog

Nga Landi Papuçiu

Një nga shqetësimet e mëdha të këtij vendi, dhe ndaj  të cilit duhet fokus i veçantë është Administrata Qendrore, (por edhe ajo vendore nuk mbetet pas)...Përderisa në këtë vend në administratë do të rekrutohen individë bazuar në kritere nepotike dhe monetare, nuk do të kemi asnjëherë shtet të se drejtës dhe shërbim cilësor, targete primare që përcaktojnë se shteti funksionon dhe nuk konsiderohet si pronë e trashëguar nga baba dhe me të cilin nuk mund të abuzosh kundër të mirës publike dhe të kënaqësh njëkohësisht komplekset primordiale te një bote jo të civilizuar....në kurriz edhe të paqes sociale duke e përçudnuar pa mëshirë....

Në administratë (pasuri kombëtare) drejtojnë  individë që nuk gëzojnë jo vetëm integritet profesional por ajo që është më e rëndë kanë defiçenca të rënda ne formimin human duke mos njohur parime të rëndësishme qe dallojnë homosapiens nga bota që e rrethon...

Për një arsye e "admiroj" rilindjen: që ka bërë të mundur të gjejë më të keqen e mundshme duke e mishëruar atë në përzgjedhjen e individëve pa integritet dhe duke i shpallur këta si etalon i udhëheqjes ideale, që vetë rilindja ofron. Dhe këta gjenden kudo si në filmin "Matrix". Dëmet janë të mëdha! Më habit fakti: Ku ishte i fshehur gjithë ky potencial i së keqes, gjithë kjo armatë e devotshme që rilindja e ngriti në këmbë dhe na e proklamoi si më e mira e mundshme?! 

Edhe pse përgjigjen e di pjesërisht: janë ata që u stimuluan për të besuar që pa meritë mund të arrihet gjithçka, janë ata që u përpunuan në fabrikat private të vetëshkollimit që paraardhësi i rilindasit tonë kryeministër i shumoi si kërpudhat pas shiut. Dhe për ironi, kjo armatë e madhe e përgatitur gjithë këto vjet për më të keqen, u ul ne frone te mëdha dhe të vegjël duke iu dhënë kështu mundësia të menaxhojne të mirën publike (ADMINISTRATËN) me injorancë, arrogancë, prepotencë dhe defiçencë, dhe në të njëjtën kohë rilindja i zhbëri këto fabrika (në dukje nje hap parimor) duke lënë në fuqi dhe duke i dhënë monopolin disa personave shumëkëmbësh.....Jo se në administratën e mëparshme gëlonte dija, profesionalizmi apo humanizmi.......por kryerilindasi ynë shkëputi si me shkop magjik çdo lidhje me të shkuarën, thuajse se donte të shpallej hyjni dhe referencat kohore nëpër libra të shpalleshin si a.R dhe d.R.Për këtë arsye të thinjurin e injoroi, të diturin e denigroi duke i bërë thirrje armatës së tij të pamatë (e madhe për një vend të vogël si Shqipëria) të fshehur në skutat e padijes.....që njëzëri t’i përgjigjen komandantit të tyre...

Në qytetin tim, në realitetin ku jetoj që për fat të keq nuk është vetëm lokal, në mënyrë mizore, në administratën qendrore në pozicione drejtuese apo dhe në nivele më të ulëta, injoranca është ulur këmbëkryq dhe tallet me sarkazëm ndaj atyre të paktëve me integritet (që me ndihmën e Perëndisë kanë shpëtuar së flakuri jashtë) që punojnë por edhe me paranë publike me të cilën paguhen (para e gjakosur, e burgosur, e keqtrajtuar) pikërisht për shkak se janë të aftë për të qënë të paaftë.....

Janë këta që përveç se dijes e kanë blerë me para, nuk kanë nje ditë punë, nje ditë eksperiencë, një ditë aftësi që tallen me ata që i paguajnë me sakrifica të mundimshme, të pasigurt për të ardhmen pikërisht se këtë pasiguri e paguajnë me gjakun, djersën dhe mundin e tyre. Janë këta që detyrojnë specialistin e ndershëm të kryejë paligjshmëri....nëse nuk e kryen flaket me përbuzje nga këta të sapolindur e të përkëdhelur në sedren e tyre nga etaloni i tyre që pa mëshirë i manipulon për tu bërë më të paaftë, më pak human, i zhvesh nga pasionet që rinia duhet të ketë....të jetë inovatore, idealiste dhe aspak konformiste. Janë këta që vjedhin paranë publike duke shkaktuar konflikte fiktive me administratën për miqtë e tyre të partisë.....duke i pushuar "padrejtësisht", që më pas të iniciohet një proces gjyqësor tashmë i fituar, duke ndarë më pas prenë e pafajshme, paranë publike...Në këtë rast kam një propozim: gjyqet e humbura nga administrata shtetërore duhet t’i faturohen titullarëve dhe jo qytetarëve.....SA SHUMË PARA PUBLIKE E VJEDHUR QË MUND TË INVESTOHEJ NË FUSHA TË TJERA, SIGURISHT JO NË KONÇESIONE....

1. Pra duhet nje shtesë nenesh në statusin e nënpunësit civil apo me ndonjë ligj të veçantë qe të kontrollohet aftësia profesionale n.p.m dosjes personale dhe testimeve të ndryshme kryesisht për drejtuesit (edhe pse janë politikë) 

2. Por edhe të verifikohen rastet e pushimeve të padrejta nga puna dhe të fituara nga këta të fundit me vendim të formës së prerë.....nëse janë x raste këta automatikisht duhet të shkarkohen apo të paguajnë personalisht dëmin e shkaktuar.

Për këto arsye Libra duhet ti kushtojë një rëndësi të veçantë administratës publike dhe të identifikojë filtrat e nevojshëm praktikë për rekrutimin dhe disiplinimin e tyre. Administrata është fytyra e shtetit dhe këtë pafytyrësi që sundon dhunshëm duhet ta zhbëjmë sa më parë, duke krijuar dinjitet, profesionalizëm dhe duke shpëtuar paranë publike nga përdhosja.....