Blog
Nga Enxhi Hysa
Jam në vitin e tretë dhe studioj në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike. Është një periudhë sa emocionuese, njëkohësisht dhe një frikë e madhe, kjo për shkak të tregut të punës. Dëshiroj të aplikoj për Master Shkencor pasi mesataren e kam të mirë por me frikëson ideja se dikush që jep disa para më zë vendin dhe unë humbas.
Me frikëson ideja që për shkak të parave që unë nuk mundem t'i jap, të shoh nesër në vende pune ata që realisht nuk e meritojnë dhe që në universitet nuk i kanë zënë librat me dorë.
Më frikësojnë njerëzit me para dhe miq të fortë sepse gjithmonë kanë triumfuar në çdo cep dhe të bejnë të ndihesh i pavlerë, pavarësisht njohurive dhe aftësive që mbart si individ.
Më frikëson sistemi i cili kërkon 2350.00 € tarifë, për të cilën unë duhet të bej nje vit punë të çfarëdoshme, të mbledh lekët dhe më pas të vazhdoj shkollen. Nuk e di çfarë më mban ende këtu, pa u larguar nga ky vend që më mban në stres për çdo hap që hedh dhe më mban me pikëpyetje për të ardhmen. Shpresen e kam gjetur tek Libra, një dritë në fund të tunelit e cila më mban ende këtu për të luftuar për veten dhe për familjen time, të cilës i detyrohem gjithçka që kam arritur sot.
Nuk dua të largohem dhe të jetoj si e huaj diku tjetër. Unë besoj te Libra dhe misioni i saj. Të gjithë jemi Libra, historia e të cilëve shkruhet nga gjithsecili prej nesh me vullnetin tonë për ti ndryshuar gjerat. Por historia ende nuk ka mbaruar, është në dorën tonë ta ndryshojmë atë.


