Përshëndetje!
Unë quhem Adem Mimini. Jetoj në Laprakë.
Kam mbaruar master në Universitet, dhe trajnim të punës. Kur vjen fundi dhe trokasim në dyert e shtetit për punë, s’të japin asnjë zgjidhje për të gjetur një punë.
Nuk kam lënë institucion pa aplikuar dhe kanë nxjerrë arsye DAP-in, ku edhe atje kam dhënë provim, por një provim që nuk ka lidhje me profilin që kam mbaruar.
Si do i shkojë halli me këtë qeveri që kemi, ku të gjithë të rinjtë janë të papunë, dhe jo vetëm unë por të gjithë të rinjtë që poi kin jashtë shtetit.
Po endemi rrugëve ku çdo i ri ka humbur besimin për të vazhduar shkollën dhe për një vend pune.
Ne kemi hedhur gjithë atë investim dhe kur vjen fundi nuk kemi asnjë të ardhme, pa familje, pa besim se do të vijë një ditë dhe për ne.
T’i kërkojmë lek prindërve akoma në këtë moshë ku jemi?
Uroj që sipas pikëpamjeve tuaja të bëni diçka për këtë vend sepse është një katrahurë e vërtetë ku sot mbizotëron i forti dhe jo i dituri.


