Blog

Sot një portal online ka mësuar, nëpërmjet një dokumenti kofidencial, se nga librat e leximit jashtëshkollorë (orë letrare) është hequr një ndër veprat më të këndshme për fëmijë, “Beni ecën vetë”. Ndërkohë që vendi i saj ka mbetur përkohësisht vakant, kurioziteti se kush do të zërë vendin e librit të Kiço Blushit sa vjen e shtohet. Jam shumë kureshtar që ta di këtë, ndonëse kam përshtypjen se, me përçudnimin e përditshëm të arsimit, ky vend nwse rri bosh nuk do t’i shkaktojë problem Ministrisë.

    Të hiqen vepra të cilat janë vendosur gabim në programet shkollore jam shumë dakrt, por të hiqen libra vetëm nga një keqdashje jo drejtë për drejtë për autorin jam shumë kundër. Sa herë që sistemi lëvizte, duke cënuar edhe rregullsinë e çdo sistemi tjetër, përfshirë edhe atë arsimor, libri “Beni ecën vetë” qëndronte aty, i qetë, me një kopertinë të thjeshtë, mbi tavolinën e mësueses, si një histori e këndshme e një fëmije. Ndërkohë ju dhe unë sëbashku duhet që t’ia tregojmë këtë histori fëmijëve tanë sepse nuk do ta marrin nga shkolla.

    Ky akt më ngjason kry e këput me një akt të neveritshëm që është bërë para 50 e kusur vjetësh, kur Enver Hoxha personalist dërgon urdhrin për ndalimin e shtypjes së çdo libri nga “armiqt” e tij, të cilët në fakt donin një Shqipëri ndryshe. Në qeveri kemi parë pasardhës komunistëve. Në parlament kemi dhe ish komunistë. Por një akt të tillë, kaq manifestues të komunistëve, nuk e kisha parë asnjëherë në jetën time dhe kam përshtypjen se në asnjë vend tjetër kjo gjë nuk ndodh.

    Një mënyrë kaq banale e të marrurit hak për shtimin e përditshëm të LIBRA është tepër qesharak. Them kështu ngaqë nuk dua të them dashakeqës, sepse nuk mund të mendoj asnjëherë që qeveria e një vendi, për arsye personale dhe për inate që krion vetë, të marrë vendime në dëm të fëmijëve.

    Në klasën X dhe XI bashkëautore e tekstit të Fizikës është prof. Mimoza Hafizi. Më çudit fakti se si akoma nuk e kanë hequr këtë tekst. Të paktën ta kishin filluar nga vetë autorët e më pas të kishin mbërritur te prindërit e tyre. Gjithësesi në një vend ku gjithçka bëhet mbrapsht, nuk bën përjashtim as të bamunit keq.

A.D