Blog

Nese aktivitetin njerezor do ta perceptonim si nje zinxhir te gjate te ndare me hallka, hallka kryesore e zhvillimit te nje shteti do te ishte Arsimi,si me kryesori dhe me i rendesishmi. Kryesor  sepse sot ne Shqiperi po vuajme pasoja qe nga periudhe e viteve ’90. Ne ate kohe, te gjithe perfunduan nje shkolle. Avokate e gjykates u bene me mijra vetem me nje kurs 3 mujor, nuk kishte rendesi se cfare kishe bere me pare. Beje nje kurs 3 mujor  kishe titullin avokat.

Por cfare ndodh nese dikush merr nje profesion jo se e ka pasion, jo se realisht ai ka deshire ta beje ate pune,por ben nje “kurs professional” te cilin e shikon si nje trampoline per tu pasuruar. Sot po e vuajme kete pasoje ku i drejti ne gjykate nuk ka te drejte dhe  i pasuri me pa te drejte ka te drejte.

Vitet kalojne dhe kjo hallke kurre nuk po riparohet.Te rinjve te sotem i mungon ideali, i mungon nje idhull, nuk kane me shembuj per te ndjekur ,mungon atdhedashuria, nuk ka me mesues te afte dhe e gjitha kjo, nga ky zinxhir shoqeror qe nuk eshte riparuar asgjekundi.

 Eshte shume e tmerrshme kur dikush per faj te sistemit do te duhet te shkollohet dhe te profilizohet ne nje dege te cilen nuk e ka deshire, por eshte i detyruar te beje nje shkolle,sepse nese nuk ke nje diploma, ti diskriminohesh nga shoqeria,nese nuk ke nje diploma, ti mbetesh pa pune. Sot sistemi te detyron te kesh nje diplome nuk ka rendesi se per cfare e ke,e vendos  partia nese je ose jo I afte per nje  vend pune.

Ne te gjithe vendet e zhvilluara njerezit aplikojne per vende pune dhe me shkolle te mesme profesionale , por ne Shqiperi eshte inekzistente shkolle e mesme profesionale. Ne vendet e Europes, fakulteti preferohet nga nje mase e vogel e shoqerise,jo sepse nuk jane te afte pjesa tjeter e shoqerise,por sepse gjithsecili zgjedh menyren dhe eshte i lire te beje ate qe realisht kerkon te beje dhe jo i detyruar nga sistemi.

Sot ne Shqiperi ka me shume individe me grada te larta Prof.DR.,grada keto qe sherbejne per te ruajtur vendin e punes ne nje sistem te deshtuar.Fatkeqsia qendron ne faktin se keto grada i ka pjesa me pak inteligjente e shoqerise, sepse pjesa inteligjente e shoqerise nuk ka mundesi financiare.

Kjo eshte vdekja e arsimit , vdekja e ketij sistemi te falimentuar , dhe si pasoje keputje e kesaj hallke kryesore per zhvillimin e vendit.

Nese nje zinxhiri te gjate do ti keputej hallka e rendesishme, ai do te shperbehej dhe nuk do ta kishte me funksionin e tij,e njejta gje po ndodh  sot me Shqiperine,keputja e hallkes kryesore “Arsimit”- falimentim total i Shqiperise.