Pak salcë zonja Ministre!
Pak salcë për tju kujtuar se nuk u harrua ajo çka i ndodhi maturantëve këtë vit.
Pak salcë për tju treguar se e kemi zemërimin e freskët dhe brengat e mëdha.
Pak salcë për tju përplasur ballit të vërtetën që bëni sikur nuk e shihni, aq sa ndonjëherë duket sikur nuk jetoni fare këtu, në Shqipërine tonë.
Pak salcë për shpenzimet e atyre prindërve që stërmundohen t'i shkollojnë fëmijët e tyre dhe tani me privatizimin që i bëtë sistemit universitar do ti detyroni t'i tejkalojne mundësitë e tyre.
A e dini ju se ç'do të thotë për një prind, kur fëmijës së tij i thyen ëndrrat?
Sigurisht që jo! Ju jetoni në atë mikrobotën tuaj inekzistente, ku ne kemi mirëqënie dhe ju jeni te mirë.
Mirela nuk është vetëm një individ. Mirela jam unë, një student i vitit të tretë,
Mirela është një student i vitit të parë që nuk realizoi dot ëndrrën e tij edhe pse e meritonte, Mirela është nje maturant që sot më shumë se kurrë është i pasigurt.
Mirela jemi të gjithë ne, studentë, prindër, arsimtarë qe e duam arsimin dhe besojmë te e ardhmja.
Pra pak salcë për tju treguar se ne nuk jemi handikapë zonja Ministre...kuptojmë ndjejmë dhe fatkeqsisht po vuajmë.
Pra pak salcë syve për tjua treguar se smund të durojmë përjetë.
Nga Henri Ferro


