Blog

Nderkohe qe e gjithe klasa politike e Shqiperise merret me analizen e fitores se Trump ne Amerike,a thua se zeri i tyre ka ndonje rendesi te madhe dhe mbeshtetja e tyre ka ndonje rendesi te vecante,jane harruar problemet e vendit!Flasim per probleme, nga me qesharaket deri ne ato qe shkojne ne kufirin e tradhetise kombetare!

Te gjitheve ju vjen ndermend harta fizike e Shqiperise dhe mund ta vizatoni ate ne mendjen tuaj per disa sekonda sepse qe kur keni qene femije e keni ditur se si shqiptar gjeja me e rendesishme pervec himnit te flamurit eshte njohja e hartes!Sigurisht qe ne juglindje te Shqiperise ju e shikoni qe ne harte  ndodhen tre liqene,Liqeni I Ohrit,Liqeni Prespes se Madhe dhe Liqeni I Prespes se Vogel! Nëse harta e Shqipërisë do te hartohej sipas kushteve aktuale ne terren, Liqeni i Prespës se Vogël, ne juglindje te vendit, nuk do te kishte ngjyrën blu!Per te gjitha qeverite e ketij vendi kjo ka qene nje zone e harruar dhe eshte lene pas dore deri ne kete moment qe eshte kthyer ne nje kenete!

Nje siperfaqe prej 450 hektaresh,ne pjesen shqiptare e cila eshte kthyer ne kenete!

E gjitha kjo lenie ne meshire te fatit dhe mos reagim nga Ministria e Mjedisit eshte nje gabim i madh kur mendon sa dem i ben biodiversitetit ky shkaterim i liqenit,sa dem i ben popullsise se zones pamundesia per peshkim ne nje kohe qe flasim per nje liqen i cili shum vite perpara, pervec peshkimit te jepte edhe kenaqesine e turizmit,gje e cila eshte shum e zhvilluar ne anen Greke!

Te gjithe mendojne se tani ky shkaterim I ketij liqeni nuk ka me kthim mbrapa dhe mbas disa vitesh ne do mbjellim aty ku duhet te peshkonim!Epo nese ju doni te merrni guximin ta beni kete gje atehere merrni edhe guximin te ndyshoni harten e Shqiperise!

Libra po e tregon interesimin e saj per mjedisin qe ne mometin qe ka qene nder te paktat parti per te mos thene e vetmja e cila ka kerkuar takim me ekspertet e mjedisit ne lidhje me ligjin e plehrave!Jam shum i bindur qe i njejti interesim do jete per te gjithe pasurine mjedisore dhe per mbrojten e natyres ne Shqiperi e cila here pas here nuk harron te ndershkoje!

Andrit HYSELLI