Jo mё pёr pёrralla Shёndetsie falas! Xhoanёs 18 vjec i 'kushton' jeta 160 000 euro

Kjo vajzё e bukur nё foto quhet Xhoana Belba. Ёshtё 18 vjec dhe jeton nё Qukёs tё Prrenjasit.

Pra njё dhuratё e Zotit lindur nё njё vend tё bekuar!

Do tё ishte e vёrtetё nёse Xhoana nuk do tё vuante nga njё sёmundje e rrallё sic ёshtё Fibroza Cistike, nё njё stad tё avancuar.

Xhoanёs, pёr tё jetuar, i duhet tё bёjё njё transplant tё mushkёrive.Vetёm se ky transplant nuk kryhet nё Shqipёri, megjithё Shёndetёsinё falas, ose, pikёrisht prej saj!

Pёr kёtё transplant, pra thjesht pёr tё jetuar, Xhoanёs i duhen 160.000 euro qё tё mund ta kryejё jashtё.

Ti student, maturant, i ri qё voton pёr herё tё parё,  ke moshёn e Xhoanёs. Le ta ndihmojmё atё sё bashku me sa mundemi, meqё shteti e ka braktisur. Por ndihma mё e madhe do tё ishte vota me vizion, jo mё pёr pёrralla Shёndetsie falas!