Editoriale

Ilir Sinanaj Së fundmi Shqipëria po përjeton, në mbarë territorin e saj, një virozë që ka prekur një numër të gjerë të qytetarëve.

Nga Ilir Sinanaj Viti 2016 u karakterizua, ndër të tjera, me “reformën në arsim”, të cilën qeveria quajti një sukses që bazohet mbi meritokracinë, ndërsa nga ana tjetër me mijëra studentë dolën në rrugë për të protestuar rritjen e tarifave universitare si edhe procedurën e re të pranimit në universitete (duke bërë që shumë maturantë me mesatare të lartë të mos regjistroheshin në universitete).

Ilir Sinanaj 1 milionë e 120 mijë shqiptarë nuk jetojnë në Shqipëri. E thënë ndryshe rreth 28% e popullsisë shqiptare është detyruar, për një arsye apo tjetër, të largohet nga vendlindja e vet.

Nga Ilir Sinanaj

Banorët e Zharrëzës i kaluan Krishtlindjet, duke marrë serume dhe nën kujdesin e mjekëve. Arsyeja? Ata janë në grevë urie për arsye të lëkundjeve të tokës, që sipas tyre, janë shkaktuar nga veprimtaria e kompanisë “Bankers Petrolium” në atë zonë. Për vite me radhë banorët në Zharrëz kanë vuajtur padrejtësinë e të fuqishmëve duke parë t’u shkatërrohen shtëpitë nga lëkundjet e tokës si edhe infrastrukturën e zonës së tyre që është jetike për ta. Por koalicioni i kastës politike “rilindje”-LSI-PD nuk njeh mëshirë. Asgjë nuk është përmirësuar për banorët. Për më tepër media-fasoni, që mbahet nga “financimet e partiakëve”, për të mos falimentuar e për t’u shërbyer me devotshmëri interesave koncesionare antikombëtare, nuk guxojnë dhe nuk duan të pasqyrojnë vuajtjet e qytetarëve në hapësirat e tyre. Kjo për faktin se ata janë njerëz të varfër. Në rendin politik “rilindje-LSI-PD ka masa lehtësuese dhe përfitime nëpërmjet paligjshmërisë për të pasurit dhe koncesionar-fituesit, që abuzojnë më miliona dollarë fonde publike, dhe ka mizori të pamëshirshme për qytetarët e ndershëm dhe punëtorë.