Editoriale

U bashkova me kete parti le te themi qe ne fillesat e saj pasi me pelqenin idete, sidomos mbeshtetja qe shfaqte mbi shtresen e varfer e te mesme. Si mua u bene pjese shume qytetare te tjere te thjeshte, pa eksperience politike por me deshiren e madhe per te dhene kontributin personal ne kete nisme . Me aq pak kohe sa kishim mberritem te blidhnim 19.756 mije vota ne zgjedhje, por nuk u perfaqesuam dot ne parlament, ose me vjen me natyrshem te them nuk u perfaqesova ne parlament. Ne internet para disa ditesh qarkullonte nje foto e nje copez letre ku mbi te ishte shkruar “ Nuk japim veresie, vete e shite voten” Nje fjali qe do te thote shume, le te kuptosh shume. Heshta, nuk e shperndava as nuk komentova mbi te, zgjodha heshtjen si reagim. Ndoshta keshtu populli Shqiptar do e kuptoj se cberi, se ke votoi. Reagim eshte dhe heshtja jo?! • E megjithate vendosa te vazhdoj te jem pjese e kesaj partie, te mos largohem. Por edhe sikur kjo te ndodhe ne te ardhmen, nuk kam pse te derdh helm mbi nje shtepi ku kam banuar. Nuk kam pse te shemtoj me fjale orendite e shtepise, nuk kam pse te hedh balte mbi njerezit e saj, nuk kam pse shtremberoj te verteten. Sepse dy prinder ndahen femija duhet te shaj njerin nga prinderit? Ai qe vendosi ndarjen? Duhet te spekuloj mbi shtepine, mbi prinderit mbi pjestaret e familjes?Jo, une zgjodha familjen, te vazhdoj te jem me ate, te mos ndryshoj mbiemer. Pakenaqesite vijne nga pritshmerite e medha. Po si kudo duhet te presesh.” Duhet te mbjellesh pa te korresh” thote populli. Po edhe kur vjen momenti I korrjes ka produkte qe vetem pas disa vitesh e japin prodhimin e tyre, nderkohe ty te duhet te jesh aty,te kujdesesh per ate, ne zhvillimin e saj, ne mbrojtjen e saj qe ne fund ti te perfitosh nje prodhim sa me cilesor e sasior. E derisa kjo dite te vij une jam aty, me vullnet te lire aty, me dinjitet aty, me integritet aty.Prandaj jam Libra qe kjo parti te vazhdoj rrugetimin e saj, te jape pak shprese ketij vendi, te jete nje alternative per popullin e vendit tone.