Editoriale

Vendi i cudirave të mëdha ky i yni. Shumë qytetar të ndershëm ankohen cdo ditë për një klasë drejtuese të pamerituar dhe të paaftë; për një sistem të sëmurë rëndë dhe të korruptuar; për ekonominë e përgjumur prej vitesh; për ambjentin e ndotur nga këta individë që kanë vendosur dhe groposur fatet tona. Por janë po këta qztetarë teksa nevojitet kontributi i tyre për një ndryshim që preforojnë të tërhiqen, të rreshtohen, ti bashkangjiten po të njëjtave "vlera". Si ka mundësi kjo? A e keni vëne re që janë po të njëjtat fytyra shkaktarët e këtyre 27 viteve që po keq-jetojmë. Në rastin më të mirë mendoj se mungesa e një etike (jetesa në komunitet), pune (sakrifice=shperblim), dije (formamentis) dhe informacioni kritik janë shkaktarët kryesor që cënojnë kredon e tyre. Por teksa shoh dhe dëgjoj individ që e kane të veshtirë të shkëputen nga kërthiza e partisë Nënë, nga mungesa e infomacionit, apo dembelizmi mendor, bindem se kjo vjen edhe nga një faktor thejsht psikologjik: frika nga ndyshimi. Shumë Shqipëtar vendosin sot të qëndrojnë të lidhur dhe të blejnë të përdorurën, packa se aspak e sigurt por e kolauduar dhe e eksperimetuar, mjafton te mos jetë dicka e re dhe e paditur. E pra kjo justifikon edhe votën, të pranosh cdo akt apo vendim të partisë ku ti aderon apo thjesht simpatizon. Për fat të keq, kemi një memorie të shkurtër, ndaj dhe jemi të predispozuar të fshijmë cdo gabim në vetëm një fragment, të vetëdijshëm se dëmet që ka prodhuar në këto vite berishizmi bashkë me këtë abort progresist që po na qeverris, janë thjesht pjesë e fshehur e së shkuares. Hapi tjetër është i kuptueshëm, pas zgjedhjeve sundon vetëm dorëzimi progresiv dhe kolektiv ndaj së paditurës. E keni venë re besoj që askush nuk proteston më në këtë vend? Nuk ka në ketë vend një kategori që vuan sot varferinë? Kushtet e vështira të punes apo të keq pagesës? Mos vallë vërtet dhuna e ushtruar në administratën publike duhet të mbetet brenda mureve të institucionit? Aty ku korrupsioni dhe pushteti mbetet vetëm cështja e tyre , ku askush të mos flasë apo të shprehet lirisht? Për të ardhur tek NE.... Padiskutim që sot po përjetojmë ditët më të vështira të rrugëtimit tonë të përbashkët. Jam i bindur se askush nuk kish premtuar që do ishte një rrugëtim i lehtë dhe jam po aq i bindur se pranë nesh nuk kishim aq mendjeshkurtër që e mendonin ndryshimin një cështje të thejsht imazhi. Kjo është nje pjesë e historisë dhe eksperiencës tonë të përbashkët që mbetet ende larg realizimit. Për shkak se kaq shumë qytetar kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë në këtë sfidë pamvarsisht nga kufizimet dhe gabimet që duhet të pranohen nga ana jonë. Një gjë është e vërtetuar tanimë, pas atijë urragani lekësh dhe arrogance të shtetarëve që përjetuam, nga sot nuk do të ketë më një të majtë progresiste, apo një të djathtë liberale pa Libra-n . Ajo që na duhet është pikërisht të përfundojmë atë që kemi lënë të papërfunduar. Të vijojmë rrugëtimin tonë drejt një kulture të re politike, një identiteti të ri. Ky ishte dhe është misioni ynë i përbashkët. Duhet të rikthehemi edhe njëher sa nuk është vonë , tek ato parime Libra, që bashkarisht arritëm të institucionalizonim dhe themelonim, ta organizonim, marketonim dhe programonim, ta udhëhiqnim dhe strukturonim në të gjithë vendin, ta financonim dhe të vetësakrifikonim. Nisur nga konteksti mendoj se pikat si më poshtë janë esenciale për vijueshmërinë e misionit të Libra-s, natyrisht në respekt të strukturave dhe vendimeve të bërthamës. LEVIZJA. Nevojitet një ndryshim radikal në formë dhe në substancë. Problemet e trashëguara nuk janë tonat por pjellë e paditurisë tonë dhe që kurrë për fat të keq nuk mundëm ti debatonim dhe argumentonim. Ka ardhur momenti që të bëhet një gjë e tilllë. Pa u fshehur këtu tek e shkuara apo tek formulat e së shkuarës. Askush të mos mendoj vërtet sot se mund të jetë leaderi i partisë së masës si në shekullin e kaluar. Kanarinat lindin për të jetur të LIRA, larg kafazit dhe padiskutim larg qymyrit! Forma është padiskutim substacë, në politikë mbi të gjitha. Ndaj sot, sa terreni është ende i nxehtë, nevojitet nga ana jonë një reflektim konstruktiv, punë e thellë për ti dhënë Libra-s vendin që i takon. Propozoj që opozitarizmi jonë të nisi nga domodoshmëria për një sistem të ri zgjedhor, në aleancë me të gjitha forcat politike që mbështesin ndryshimin e kodit zgjedhor dhe që mundëson përfaqsimin dhe alternimin në qeverrisje qoftë edhe për ata 19.756 që besuan dhe votuan alternativën tonë. Shoqëria. Në kohën ku konsumizmi është një vlerë, ne jemi të shumtë që mendojmë se është pikerisht kjo kauza e vdekjes së vlerave. Përfaqësimi nga kasta krijojon padiskutim distancim midis nesh dhe intitucioneve. Ishim të drejtë në ktëo muaj teksa sfidonim cdo formë konservatorizmi. E pra, sic e pamë kjo rezultoji e pamjaftueshme. Kemi sot nevojë për të ndërtuar një ide të re të ndërmjetësimit, rikompozimin mbi interesat, të vetëdishëm tanimë që forma e përfaqësimit sic e kemi konceptuar deri më tash nuk funksionojnë. Ngritja dhe zhvillimi i konceptit komunitar do ishte një vlerë e shtuar për lëvizjen, ku do mund të zgjohej një dimension i ri për problematikat që ka sot territori. Kjo mendoj se është urgjente në shumicën e qarqeve ku jemi të pranishem, aty ku sfida jonë është ende komplekse por ku potencialiteti është shumë më i madh. Po nuk ishim ne ndërmjetesuesit, të jemi të sigurt që askush tjetër nuk do ta bëj. Jo më zgjidhja jonë për problemet, por si mundet ti zgjidhim bashkarisht me komunitetin. Barazia. Libra lind si një ulërimë për barazi. Le të rinisim pikerisht nga këtu. Nuk mund të fshihemi nga një analizë që evidenton zgjidhjet për barazi dhe drejtësi. Nuk duhet të largohemi nga ky pricip. Ne jemi të detyruar të gjithë bashkë të analizojm dhe identifikojmë zgjidhje të forta për pyetjet lidhur me, ndershmërinë dhe drejtësinë në vëndin tonë. Si do mund ta afirmojmë këtë koncept nisur nga populizmi dhe autoritarizmi që do na shoqëroj në këto vitet në vijim? Unë mendoj se kjo është çështja vendimtare që kërkon një përgjigje nga ana jonë. Gjenerata e re. Nëse nuk ja dolëm dot në këto pak muaj të fitonim besimin e të rinjve kjo nuk është vetëm problem vote apo cështje organizative. Duhet të jemi të vetëdishëm se asnjë program, platform apo ide ndryshimi nuk mund të afirmohet dhe të hyj në gjakun e vendit pa gjeneratën e re. Pasiguaria për të ardhmen e të rinjve duhet jo vetëm të jenë pjesë programatike e jona por duhet të na preki të gjithëve në meyre te drejtëpërdrejt. Eshtë sot më shumë se kurrë në rrezik liria dhe autonomia e tyre, ndaj nevojitet një thellim nga ana jone. Kalimi nga shkolla në punë mbetet problemi më i madh. Mjetet midis ofertës dhe kërkesës për punë janë ende shumë të brishta, si dhe zhvillimi dhe trajnimi i kapitalit njerëzor në sistemin e prodhimit. Këto vështirësi të çojë në pasoja të rënda: shkallën e ulët të lindjeve, varësia e zgjatur nga familjet e tyre, etj. Ne duhet të bëjmë më shumë! Leadership-i. Figura e një leaderi në kërkim të një konsensusi të gjërë përkon sot me shumë se kurrë me realizimin e një projekti politik të qartë, që garanton një anëtarësi që vështirë se do të udhëhiqet vetëm nga simpatia apo nga pjesa emotive e momentit; nevojitet me pak fjalë nje projekt sepse sot më shumë se kurrë kërkohen zgjidhje më shumë se sa zgjedhje. Fitorja e tijë e vetme nuk duhet të vdes me antagonizmin vetjak, por me unitetin dhe bashkimin e vlerave. Një leader nuk sulmon sic ndodh rëndom, nuk mbrohet dhe nuk ka përse, por dëgjon dhe sintetizon gjithshka, në emër të një vizioni unitar. Me pak fjalë është profili i personit që dëgjon ato cka thotë dhe mbi të gjitha realizon atë që thotë. Të dëgjosh, të flasësh dhe të bësh, janë në sinkron të plotë me vizionin e në leader-i. Adresimi i këtyre çështjeve është thelbësor për ringritjen e Libra-s. Kjo do të jetë sfida e vërtetë, jo vetëm një garë në mes njerëzve, por le të jetë mbi të gjitha një betejë e ideve. Mbase tejkalimi i ketyre patologjive do bej të mundur edhe daljen e kësaj shoqërie nga "tyneli" ku ëhte futur. Ne sot nuk duhet të sfidojm të tjerët, por duhet të mësohemi të sfidojm vetëveten për të vrar kështu zhgënjimin e momentit dhe për ti ofruar zgjidhje të paktën atyre 19.756 personave që besuan tek NE.