Ironia e Fuqise se Kontekstit - nga Sofokli Cakalli
Rilindja Urbane si simbol i teorise se “Dritareve te Thyera” (Broken Windows theory) por jashte kontekstit, dhe shkeputja me realitetin e Majmuneve shqiptare.
Gjate viteve 1980’, ne New York City krimi kishte arritur permasa epidemike. Ndodhnin, mesatarisht, rreth 2000 vrasje dhe 600 mije krime te renda ne vit. Pika me vulnerabel e qytetit ishte metroja. Sistemi nentokesor I udhetimit ishte kthyer ne nje kaos. Trenat ishin gjithmone vone, alarmi kundra zjarrit binte pothuajse cdo dite, karrocat e trenave plot me plehra, disa me dritare te thyera e disa pa sistem ngrohje, shumica e tyre te erreta nga ndricmi i pamjaftueshem. Por, ajo qe terhiqte me shume vemendje ishte Graffiti. Te gjitha karrocat e qytetit, me perjashtim te Midtown (Manhattan), ishin te mbushura me zhgaravina graffiti nga jashte e nga brenda, si ne tavan edhe ne dysheme. Mospagimi I biletes kishte marr aq permasa te medha, sa qe I kushtonte qytetit rreth 150 milion dollar ne vit.
Megjithate, ne fillim te viteve 90’ dicka ndodhi dhe menjehere trendi I kriminalitetit morri kthese. Vrasjet u ulen me dy te tretat. Krimet ne metro rrane me 75 perqind.
Tashme New Yorku ishte papritur ne nje nga qytetet me te sigurte ne Amerike.
Po çfare ndodhi?
Kur Rudi Xhuliani morri detyren, emeroi ne krye te Departamentit te Transportit, David Gunn. David menjehere vuri ne zbatim Teorine e Dritareve te Thyera (Broken Windows theory). Sipas kesaj teorie, ideuar nga Wilson dhe Kelling, krimi eshte pasoje e pashmangshme e kaosit. Ne qofte se nje dritare thyhet dhe nuk riparohet, njerezit qe kalojne prane do mendojne se askush nuk kujdeset per te ose se shtepia as nuk ka pronar fare. Se shpejti, me shume dritare do thyhen, dhe sensi I anarkise do perhapet nga shtepia ne rruge, nga rruga ne lagje e keshtu me radhe.
David vendosi qe te gjitha karrocat e trenave te lyheshin cdo mengjes para se te dilnin ne sistem (pasi zhgaraviteshin me graffiti naten ne parkim) dhe te riparoheshin cdo darke. Te gjithe vagonat ishin si te rinj cdo megjes. Po ashtu, per te luftuar sindromen e mospagimit te biletes, ai krijoi nje status te ri per te kualifikuar kete veper penale. Shmangia e pagimit te biletes, se bashku me grafitin, tashme ishin “krime kundra kualitetit te jeteses”. Denimi per to u rrit, po ashtu edhe prezenca e policise neper stacione u pesefishua. Me vone, Xhuliani e emeroi David Gunn edhe si Drejtor te policise bashkiake, ku ai pati mundesine ta tranformonte qytetin ne ate qe eshte sot.
Teoria e Dritareve te Thyera eshte nje shembull tipik i Fuqise se Kontekstit.
Kjo eshte teoria me te cilen Edi Rama ka drejtuar bashkine e Tiranes per me shume se 10 vjet dhe Shqiperine sot. Por pse Tirana nuk eshte “civilizuar mjaftueshem” atehere!? Pse valle Shqiperine po e mbyt droga dhe pesimizmi?!
Sepse Edi Rama po e perdor teorine jashte kontekstit te saj dhe se Tirana nuk eshte New Yorku. Edi e ka aq shume perzemer kete teori, sa qe ne TED Talk-un e tij te famshem ne Selanik, e permend si teorine e vet personale. Por ne fakt, e verteta eshte krejt tjeter. Ai nepermjet zbukurimit te pallateve dhe rregullimit te Lanes I dha nje pamje te re qytetit po jo nje shprese ekonomike te re. Teoria e Dritareve te Thyera eshte e sukseshme ne uljen e kriminalitetit por jo domosdosmerisht ne hapjen e vendeve te punes. Kur njerezit arrijne nivele shume te uleta ekonomike, nevoja per mbijetese injoron gjithçka dhe i mbivendoset cdo sensi apo ideje, perfshire ketu edhe estetiken e bukurine.
Prandaj Rilindja Urbane, nje tjeter shembull I obsesimit te Edi Rames me Teorine e Dritareve te Thyera, eshte nje nga çmendurite me te deshtuara te kesaj qeverie. Shqiperia nuk vuan nga krimi ordiner I induktuar e trasheguar ne shoqeri por nga kontrolli ekonomik qe ka krimi ne vend. Ne njefare menyre, Rilindja Urbane eshte nje ofendim qe na behet ne shqiptareve si kriminela ordiner dhe turme e pacivilizuar e pa klas te vleresojme Kullen e Korçes apo Velieren e Durresit. … E gjitha kjo sepse Edi Rama eshte vete jashte kontekstit, I shkeputur nga realiteti shqiptar, ashtu si majmunet Vervet.
Majmunet Vervet njihen si nje nga kafshet me te çuditshme. Ata kane shume veshtiresi ne kuptimin e informacioneve qe vijne jashte ambjentit te tyre te jeteses. Psh, kur shohin nje antilop te varur ne peme (shenje e qarte qe aty afer jeton nje leopard) ose kur dallojne gjurmet e ndonje gjarpri python, as nuk e konceptojne dhe e analizojne kete informacion. Vazhdojne rrugen e tyre deri sa habiten nga prezenca e grabitqareve. Nga ana tjeter, ata jane nje nga kafshet me te sofistikuara (pothuajse te ngjashem me njeriun) per jeten ne grupin e tyre. Arrijne te veçojne zerin e nje familjari nga turma ne distance. Ose, kur nje femije I vogel fillon te qaj, kthehen menjehere te shohin, jo nga femija, por nga nena e tij. E thene ndryshe, Vervetet konsiderohen “budallenj” jashte kontekstit dhe “gjeni” ne kontekstin e botes se tyre.
Ne qofte se “Brenda kontekstit” eshte partia, “Jashte kontekstit” eshte Shqiperia, a I gjeni dot Majmunet Vervet?