Sa të sigurta janë barnat tona? - nga Ada Capi
Cilat janё shqetsimet e shqiptarёve mbi barnat?
1. Siguria e barnave
2. Mungesat e barnave nё spitale dhe shpesh, edhe nё farmaci
Siguria e barnave
Nё Shqipёri konsumojmё barna tё importuara dhe barna tё prodhuara nё vend.
Importet, vijnё shumica, nga EU, pjesa tjetёr, nga vendet e rajonit, Turqia dhe shumё pak, nga jashtё Evrope.
Po si i kontrollon shteti ynё kёto barna qё importohen?
Nёpёrmjet Agjencisё Kombёtare tё Barnave, Laboratorit tё saj. Po a ёshtё nё gjendje njё Laborator, sado modern dhe efikas, tё kontrollojё cdo import, cdo lot, cdo kuti bari qё hyn nё Shqipёri? Sigurisht qё jo!Dhe jo pёr mangёsi tё tij po sepse edhe jashtё, nuk funksionon kёshtu; ёshtё praktikisht e pamundur tё analizohet cdo bar qё importohet.
Atёhere tё shohim si funksionon bota: ka mbi 20 vjet qё nё Europё, ёshtё unifikuar njё sistem elektronik i kontrollit tё barit, qё nga prodhuesi, tregtuesi, Agjencia e Barnave qe jep ok tregtimit te tij, shpёrndarёsi, farmacisti, mjeku e pёrfundon te pacienti. Quhet Sistem i Farmakovigjilencёs sё barit. Nё rast problemesh tё paparashikuara gjatё marrjes sё barit nga pacienti, ky I fundit ose farmacisti I tij ose mjeku i familjes, raportojnё direkt elektronikisht por edhe me shkrim, pranё Qendrёs Kombёtare te Farmakovigjilencёs.
Raportimi ёshtё serioz, professional, i argumentuar dhe i plotё. Cdo raportim pёrpunohet menjёherё, njoftohet kompania prodhuese dhe bari tёrhiqet nga tregu (ose, merren masa tё tjera).
Ku jemi ne?
Tek thashethemet me ose pa argumenta mbi cilёsinё e barnave, tek mjekёt qё mbushin recetat akoma me barna tё shtrenjta nё kurriz tё xhepit tё pacientit, te barna qё nё Europё ose janё tёrhequr ose janё pezulluar por qё ne nuk kemi informacion!
Por mё e keqja nuk ёshtё kjo!
Mё e keqja ёshtё se sapo janё harxhuar njё mal me lekё (dhe tё tjera do tё shpenzohen) pёr recetёn elektronike…..por…. ёshtё “harruar” tё futet sistemi I kontrollit tё Farmakovigjilencёs qё ka bota!
Pra, ёshtё sikur tё kemi inauguruar njё superstradё … dhe tё na duhet ta prishim mё pas!(sepse nёse njё ditё do tё hyjmё nё Europё, Farmakovigjilenca ёshtё e detyrueshme!)
LIBRA propozon ngritjen e Qendrёs Kombёtare tё Farmakovigjilencёs, sipas modelit tё detyrueshёm Europian, trajnimin e specialistёve tё kёsaj fushe dhe ngritjen urgjente tё njё baze ligjore nё pёrputhje me atё europiane pёr funksionimin vertikal dhe tё shpejtё tё saj nё gjithё vendin.
Le tё shohim tani sigurinё e barnave qё prodhohen nё vend:
Pёr tё prodhuar barna, kompanitё kanё nevojё pёr njё licencё qё quhet GMP. Tashmё nё rajon, prodhuesi mё i madh maqedonas, ka GMP rumune, ai serb, GMP europiane….vetёm ne, Mali i Zi dhe Kosova, lejojmё prodhim farmaceutik vendas me GMP tё lёshuar nga Ministria vendase.
Po a ёshtё nё gjendje kjo Ministri tё lёshojё licencё prodhimi farmaceutik?
Ministria jonё, ka njё Komision pёr dhёnien e licencёs sё prodhimit farmaceutik…..pa asnjё specialist/inspektor prodhimi, kur nё botё, kёtё punё e bёjnё inspektor Senior (pra me eksperiencё shumё vjecare vetёm nё prodhim farmaceutik!)
AIFA italiane (Agjencia e barnave italiane), ёshtё ofruar tё trajnojё pёr ne inspektorё prodhimi qё mё 2009-ёn nёpёrmjet njё marrёveshje bashkёpunimi….por mesa duket, ministrat tanё nuk e kanё parё tё nevojshme!
Pra praktikisht, jemi nё duart nё besёn dhe nё ndёrgjegjien e prodhuesve vendas!
LIBRA ka njё plan emergjent dhe njё afatgjatё pёr prodhimin farmaceutik:
E para, ёshtё urgjente kontraktimi i specialistёve tё sektorit nga jashtё!
E dyta, duhet plotёsuar baza ligjore dhe masat administrative pёr kontrollin e prodhimit.
E treta, si plan afatgjatё, duhen pergatitur specialiste te prodhimit dhe kontrollit farmaceutik.
Kёto janё konceptet LIBRA pёr sigurinё e barnave nё Shqipёri; tё qarta, tё realizueshme dhe konkrete! Ju ftojmё tё na pyesni, ndani opinione me ne apo tё na sygjeroni mendimet tuaja!
Nё vijim, do tju flasim pse mungojnё barnat nё Shqipёri (sidomos nё spitale) dhe cfarё propozon LIBRA pёr kёtё cёshtje.