NJOFTIM - PARTIA “LIBRA”
Subjekti politik Lista e Barabartë “LIBRA”, në zbatim të Nenit 8, Paragrafi 4, të Statutit të Subjektit Politik "Lista e Barabartë" (LIBRA), pas kërkesës së bërë nga 1/3 e Bërthamës, njoftojmë anëtarësinë për thirrjen e Forumit të Partisë sipas vendit, datës, orës dhe rendit të ditës sa më poshtë:
Data e mbledhjes se Forumit 18 Korrik 2019, ora 18:00, prane Selisë së Partisë tek Rruga “Brigada e VIII”, Pallati i dytë, Kati i dytë, Tiranë me këtë rend dite:
- Emërimi i Grupit të punës për organizimin e punimeve të mbledhjes së Forumit.
- Zgjedhjen e Kryetarit të subjektit politik "Lista e Barabartë" (LIBRA),
- Zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Garancive Statutore të subjektit politik "Lista e Barabartë" (LIBRA).
- Zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Etikës të subjektit politik "Lista e Barabarte" (LIBRA).
Identiteti i Anetaresisë do të vërtetohet nga dokument identifikimi i vlefshëm në datën e mbledhjes dhe nga nr. regjistrimi si Anëtar Partie.
Administrata