Sot kryetari i Partisë LIBRA, z. Ben Blushi, bashkë me deputeten Mimoza Hafizi, patën kënaqësinë të presin në selinë LIBRA dy ambasadorët, zj. Romana Vlahutin dhe z. Donald Lu, me të cilët shkëmbyen opinionet lidhur me rolin e LIBRAs si opozita aktuale në parlament dhe mundësitë e daljes nga kriza politike.
Z. Blushi u bëri me dije ambasadorëve se LIBRA është e vendosur për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, e vendosur për të kontribuar në përmirësimin e standardeve zgjedhore dhe e gatshme për të votuar procesin e vetingut.