Ekonomi

Luareta Alikaj

Projektligji “Për organizimin dhe  funksionimin e profesionit të rregulluar të   Ekspertit fiskal dhe Institutit të Ekspertëve    Fiskalë”, parashikon krijimin e një profesioni të ri të fushës kontabël (këshilltarin fiskal), të cilit për më tepër i rezervohet në formë  monopol krejt padrejtësisht dhënia e shërbimeve me natyrë fiskale.   

Përveç se synohet të krijohet një profesion ri, i rregulluar fort në mënyrë ligjore, shërbimi i monopolizuar i këshillimit tatimor në projektligjin në fjalë parashikohet të kryhet vetëm nga ekspertë fiskalë që do të përgatiten sipas këtij projekt ligji, duke larguar ose duke i hequr të drejtën të kryejnë shërbimet me natyrë tatimore, siç janë përgatitja e deklarateve tatimore, të listëpagesave, të përfaqësimit e të tilla të ngjashme, profesionistëve aktualë.  Largohet vëmendja nga raportimi financiar, I cili është për qëllime të shumë përdoruesve dhe fokusi zhvendoset vetëm tek raportimi për një përdorues, sic janë organet tatimore, duke ndikuar negativisht në mbajtjen e evidencës, kontabilitetit të rregullt, etj.  Në kushtet e vendit tone, krijimi i një profesioni të tillë, nuk mund të justifikohet edhe për faktin që shumica janë biznese tëvogla, dhe nuk lind nevoja për këshillim fiskal të avancuar. Po kështu, krijimi i një profesioni të veçantë dhe për më teper, monopolizimi përmes rezervimit të këtij shërbimi do të rritë koston për biznesin pasi do të përjashtonte nga kjo e drejtë administratorët, të cilët plotësojnë vetë deklaratat tatimore, në një kohë kur sipas frymës së direktivës së BE për raportimin financiar kërkohet minimizimi i kostove për  raportimin e bizneseve. Ky projekt ligj bie ndesh me Ligjin për Procedurat tatimore në RSH dhe merr disa nga kompetencat që sot i ka Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
  Kështu në projekt parashikohet që:(a) Përpara se të marrë vendim lidhur me akte që kanë efekte fiskale, Këshilli I Ministrave, Ministri i Financave apo Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kërkojnë zyrtarisht opinion me shkrim të Komisionit të Këshillimit Fiskal (një strukturë që parashikohet  të ngrihet pranë  IEF).
(b) T`i jepet IEF-së e drejta të organizojëdhe të sigurojë funksionimin e rrjetit të zyrave të informimit dhe edukimit të tatimpaguesve në rrethet kryesore të vendit, në kohën kur kjo e drejtë sipas ligjit  ju  është  ngarkuar  organeve tatimore.(c) Projektligji  ngarkon  Këshillin  e Ministrave të sigurojë mjediset e përshtatshme për zyrat e informimit dhe edukimit të tatimpaguesve në rrethet përkatëse, pra për një funksion që sipas projektligjit do ta kryejë IEF-ja(një organizate fitimprurëse), sikurse e obligon Këshillin e Ministrave të siguroje buxhetin dhe mjediset për struktura të caktuara të IEF, përcakton detyra për Ministrin e Financave, tëArsimit, etj.